LAJMI I FUNDIT:

Astma dhe barërat kundër dhembjes

Astma dhe barërat kundër dhembjes

Nëse vuani nga astma, duhet të keni kujdes me barërat kundër dhembjes të cilat blihen pa recetë. Mbani në mënd: Nuk ka bar që nuk e bart një rrezik. Po ju japim disa këshilla të ekspertëve që këto barëra të përdoren në mënyrë të sigurt.

Shmanguni nga barërat jo steroide kundër inflamacioni (NSAID) nëse është e mundur. Nëse vuani nga astma, provoni t’i shmangni NSAID-ët – aspirina, ibuprofeni (Brufen), naproxeni dhe ketoprofeni si shembuj të kësaj kategorie të barërave. Edhe nëse nuk keni pasur probleme me to, ekziston mundësia që ato të paraqitën më vonë gjatë jetës.

Sipas udhëzimeve të Akademisë Amerikane për Alergji, Astmë dhe Imunologji përzgjedhje shumë më e sigurt e barit kundër dhembjes është acetaminofeni (paracetamoli), transmeton Telegrafi.

Nëse jeni të rrezikuar nga këto, mos përdorni NSAID-ët. Nëse keni pasur reaksione të këqija nga njëra prej këtyre barërave – aspirina, ibuprofeni, ketoprofeni ose naprokseni – sipas të gjitha gjasave do të keni reaksione të ngjashme me të gjitha barërat e kësaj kategorie. Personat që kanë probleme me sinus ose polipe nazale së bashku me astmën, janë shumë më të rrezikuar për të pasur reaksione të rrezikshme nga këto barëra.


Kujdes për simptomat

Nëse merrni NSAID e në ndërkohë simptomat ju përkeqësohen – ju paraqiten urtikariet (alergji lëkurore) ose ënjtje e fytyrës – kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore.

Përdorini sipas udhëzimeve

Me kujdes respektoni dozat e dhëna për këto barëra. Shumica e barërave kundër dhembjes nuk duhet të përdoren mbi 10 ditë. Nëse pas kësaj periudhe ende ndjeni dhembje, vizitoni mjekun tuaj.

Shmanguni nga alkooli

Shumica e barërave kundër dhembjeve që jepen pa recetë nuk guxojnë të përzihen me alkool. Nëse merrni NSAID, përfshirë aspirinën, vetëm një pije alkoolike mund ta shtoj rrezikun për gjakderdhje në sistemin e tretjes së ushqimit. Personat që konsumojnë tre a më tepër pije gjatë ditës nuk duhet ti përdorin këto barëra. Kombinimi i acetaminofenit (paracetamoli) me alkool mund ta shtoj rrezikun për dëmtimin e mëlçisë.

Lexoni udhëzimin brenda pakos së barit

Pranojeni: kur i blini këto barëra, letrën brenda e hidhni në shportë të mbeturinave. Por, duhet të krijoni shprehi ti lexoni ato. Lexojeni se çfarë efekte anësore mund të shkaktoj ai bar. Shiko për ndërveprim që ai bar mund të ketë me ndonjë bar tjetër.

Shikoni për përmbajtjen e të gjitha ilaçeve. Barërat kundër dhembjes si aspirina, acetaminofeni dhe ibuprofeni mund të paraqiten në lloje të ndryshme të barërave të kombinuara, edhe aty ku nuk e prisni. Për shembull, shumë barna kundër ftohjes ose edhe dhembjes së stomakut mund ta mbajnë një sasi të këtyre barërave kundër dhembjes.

Sigurohuni se çka po përdorni

I tregoni mjekut tuaj për të gjitha barërat, produktet bimore dhe suplementet që jeni duke i përdorur. Ndërveprimi i barërave është një rrezik real. Për këtë arsye, mjeku i juaj duhet të dijë për të gjitha ilaçet që ju po i përdorni, para se t’ju përshkruaj ato që ju nevojiten. Mos harroni t’i përmendni, të gjitha barërat që i merrni pa recetë, ilaçet bimore dhe vitaminat.

“E sillni listën e të gjitha barërave dhe suplementeve që i përdorni tek mjeku i juaj. Kjo mund t’ju shpëtoj jetën” thotë Nieca Goldberg, MD, zëdhënëse e Asociacionit Amerikan të Zemrës.

/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori