Apendiciti është infektimi një pjesë shtojce të zorrës se trashë. Apendiciti shfaqet me tepër tek fëmijët, por ndodh edhe tek të rriturit.
Te kafshët, apendiciti i luan një rol të madh në shpërbërjen dhe tretjen e ushqimeve me burim bimor. Tek njeriu kjo pjesë është e panevojshme dhe mund të jetojmë pa të pa asnjë lloj problemi, transmeton Telegrafi.
Çfarë e shkakton apendicitin?
Apendiciti (inflamacion, ndezje e zorrës qore) mund të shkaktohet nga një infeksion ose nga diçka që bllokon (psh mbeturina jashtëqitje të forta). Nuk dihet qartë se përse ndodh infeksioni, por një teori është që bakteri që gjendet normalisht në rrugët e tretjes pushtojnë muret e apandesitit, si rezultat i dobësimit të sistemit mbrojtës se trupit dhe shkakton infeksion.
Cilat janë simptomat?
Fëmijët zakonisht përshkruajnë një dhimbje të madhe në qendër të barkut që herë vjen dhe herë ikën. Më vonë dhimbja zhvendoset në krahun e djathtë poshtë barkut dhe keqësohet. Të sëmurët kanë humbje oreksi dhe ndonjëherë vjellin, por këto vjellje nuk janë të mëdha. Mund të jenë të kaps ose mund të kenë diarre.
Fëmija mund të ketë temperaturë të lartë dhe mund të ketë një gjuhë të thatë, një fytyrë të këputur, rri shtrirë pa lëvizur dhe merr fryme jo plotësisht për shkak të dhimbjes.Ndonjëherë simptomat nuk janë të rregullta dhe sa here që ka dhimbje të forta në bark duhet konsideruar mundësia e apendicitit – kontaktoni mjekun menjëherë.
Diagnoza fillestare mund të gabohet lehtë dhe gjysma e atyre personave që janë operuar nuk kanë pasur apendicit. Mund të ngatërrohet me helmin nga ushqimi, enjtja e gjëndrave të limfës në bark dhe infeksionet e rrugëve urinare.
Si mund të mjekohet?
Në qoftë se fëmija juaj ka dhimbje të mëdha, mos i jepni asgjë për të ngrenë dhe për të pirë, por kontaktoni menjëherë mjekun. Ndërhyrje urgjentë kirurgjike është e nevojshme (apendektomi) për të hequr apendicitin para se të çahet.
Në qoftë se çahet lëngje të infektuar përhapen në bark gjë e cila sjell në afektimin e cipës se barkut dhe mund të sjellë shumë probleme të mëvonshme si p.sh mos bërjen e fëmijëve tek femrat.
Në qoftë se apendiciti nuk trajtohet mund të sjellë vdekjen. Të sëmurëve u jepen antibiotikë, qetësues dhe lëngje intravenoze. Fëmijët bëhen mirë disa ditë pas operacioni, por ndodh që ka infeksione të mëtejshme dhe në qoftë se jeni të shqetësuar për shëndetin e fëmijëve pas operacionit duhet të bëni kontroll tek mjeku menjëherë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje