Higjiena e mirë orale nënkupton një gojë e cila duket dhe e cila nuhat shëndetshëm.
Kjo do të thotë:
• Dhëmbët tuaj janë të pastër dhe pa copëza ushqimi.
• Gingivat janë ngjyrë karafili dhe nuk dhëmbin ose gjakosin kur ju i pastroni me brushë ose me pe për pastrim të dhëmbëve.
• Era e keqe nuk është ndonjë problem konstant.
Nëse gingiva juaj (mishi rreth dhëmbëve) dhemb ose gjakon përderisa ju i pastroni dhëmbët me brushë ose me pe për dhëmbë, por edhe nëse keni një erë të rëndë të vazhdueshme në gojë, vizitoni dentistin tuaj. Ai mund t’ju ndihmojë për të mësuar metoda të mira orale dhe të nxjerrë në pah zonat e gojës tuaj, të cilat mund të kenë nevojë për një ekstra kujdes gjatë pastrimit.
Si praktikohet higjiena e mirë orale?
Të mbash një higjienë të mirë orale është një prej gjërave më të rëndësishme që mund t’i bëni për dhëmbët dhe gingivat e juaja. Dhëmbët e shëndetshëm jo vetëm ju mundësojnë të dukeni dhe ndjeheni mirë, ata ju mundësojnë të hani dhe flisni ashtu si duhet. Një shëndet i mirë oral është i shëndetshëm edhe për mirëqenien tuaj të përgjithshme.
Kujdesi i përditshëm preventiv, që përfshin pastrimin e nevojshëm me brushë dhe penj, do të ju ndihmojë t’i ndërpritni problemet para se ata të zhvillohen dhe është më pak e vështirë, më pak e shtrenjtë dhe më pak shqetësuese se sa mjekimi i gjendjeve pasi ata të lejohen të përkeqësohen në gojën tuaj.
Krahas vizitës së rregullt që duhet t’i bëni dentistit tuaj, ja edhe disa hapa të thjeshtë të cilët të gjithë duhet t’i ndjekin për një ulje të dukshme të rrezikut nga prishja e dhëmbëve, sëmundjet e gingivave dhe problemet tjera dentale. Këta hapa përfshijnë:
• Pastrimi i tërësishëm me brushë dy herë në ditë dhe pastrimi me pe për dhëmbë çdo ditë
• Ngrënia e ushqimit të balancuar dhe një ndarje e sasive mes ushqimeve
• Përdorimi i produkteve dentale që përmbajnë fluor, përfshirë edhe pastat e dhëmbëve
• Shpëlarja me gargara që përmbajnë fluorure, nëse mjeku ju thotë po ashtu
• Sigurohuni që fëmija juaj, nën 12 vjet, të pijë ujë të fluoruar ose të merr shtesa nëse jetoni në zona jo të pasura me fluor.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Florentino Perez planifikon t'i tronditë të gjithë me transferimin e janarit
Për herë të parë që nga nisja e luftës, Biden do t'i lejojë ekspertët ushtarakë amerikanë të riparimit të armatimit të shkojnë në Ukrainë
Barcelona është në prag të nënshkrimit të "kontratës më të mirë në botën e futbollit"
Kos: Të gjejmë rrugë të tjera nëse Kosova dhe Serbia s’pajtohen
Rezarti dhe Besforti përjashtohen nga Big Brother VIP Kosova 3
FBI dërgoi një paralajmërim: Përdoruesit e Gmail, Yahoo dhe Outlook janë në rrezik të madh