Gërmoni nëpër librat mbi mbretërinë e kafshëve për të mësuar në lidhje me disa fakte të çuditshme dhe interesante rreth kafshëve.
Kafshët dhe zogjtë në mbarë botën kanë disa zakone shumë të qesharake dhe një stil jetese unike; hulumtimi mbi fakte interesante rreth kafshëve është një aktivitet zbavitës kur ju keni kohë të lirë, në një udhëtim të gjatë apo edhe para gjumit.
Këtu janë shtatë fakte interesante rreth kafshëve që ju dhe fëmijët do të befasoheni kur t’i mësoni:
1. Hipopotami është nga kafshëve më të rënda dhe më të mëdha në botë. Megjithatë, pavarësisht peshës së tij, hipopotami mund të vrapojë më shpejt se një njeri mesatar.
2. Bretkosa e drurit mund të ngrijë në fillim të dimrit, dhe të qëndroj e ngrirë gjatë gjithë dimrit. Kjo është një aftësi mbijetese që e ndihmon atë të jetojnë në sezonin e ftohtë të dimrit. Me ardhjen e pranverës, bretkosa del nga akulli qe e ka mbuluar dhe i rikthehet normalitetit.
3. Qelbësi bëjnë “kërcimin e lumturisë”, kur janë të ngazëllyer. Shikoni qelbësin nga afër, kur ata janë të ngazëllyer në lidhje me diçka, dhe ata do të performojnë një kërcim të veçantë që konsiston në hedhje anash, përdredhjen e bishtit, dhe fërshëllimën e një zhurme. Ata zakonisht e bëjnë këtë lloj kërcimi, pasi kanë arritur të kapin një objekt të vjedhur dhe duan të festojnë ngjarjen.
4. Luanesha realizon më shumë se 90 për qind të gjuetisë, ndërsa meshkuj ulet dhe relaksohen në shumicën e kohës.
5. Disa kafshë kanë fuqinë për të përdorur “sytë mbrapa kokës “, – pak a shumë. Lepujt dhe papagajtë janë të vetmet kafshë që mund të shohin prapa tyre pa lëvizur kokën. Kjo është për shkak se sytë e tyre mund të kthehet shumë mbrapa, duke u dhënë atyre vizion shumë më të mirë se shumica e kafshëve dhe njerëzve.
6. Kur struci ka probleme me tretjen ose ka ngrënë një vakt të madh, ai përtyp gurë të vegjël për të ndihmuar tretjen. Struci zakonisht ha bimë, karkaleca dhe fara, por ata nuk kanë dhëmbë. Përtypja e gurëve të vegjël me vaktin i ndihmon ata të grimcojnë ushqimin e tyre siç duhet.
7. Milingonat e zjarrit janë të afta t’i mbijetojnë përmbytjeve duke u kapur së bashku në formë drejtkëndëshi duke marrë pamjen e një anije të madhe. Kjo anije mund të notoj në ujë, duke i lejuar ata të mbijetojnë për javë të tëra. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëA e dini pse dritat në aeroplan zbehen? Nuk është ajo që keni menduar
Femrat në këto vende janë krenare për të pasmet e tyre!
Përse meshkujt vrapojnë pas prapanicës së femrës?
Pse duhet të mbajmë folien plastike në frigorifer?
Lani rrobat në 60 gradë? Qe përse më nuk do ta bëni këtë gjë!
E tradhtoni partnerin në ëndrrat tuaja seksuale? Neurokirurgu zbulon se çfarë do të thotë - dhe nëse duhet të shqetësoheni
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'