Nga vetë natyra kureshtare e maceve, ato mund t'i gjesh kudo. Pavarësisht nëse ju mendoni se sa mirë e keni pastruar shtëpinë apo sa të shëndetshme janë kafshët e tjera, macja juaj mund të ekspozohet ndaj sëmundjeve kërcënuese për shëndetin.
Vaksinat nuk janë 100% efektive, por ato do t’i japin maces suaj një nivel të kënaqshëm mbrojtjeje kundër sëmundjeve të maceve. Prandaj, duhet kuptuar se, vaksinat, nuk janë një kurë, por parandalim.
Vaksinimi kundër lisë
Panleukopenia (lija e maceve) është një sëmundje serioze, vdekjeprurëse, që transmetohet lehtësisht. Ashtu si fëmijëve, edhe maceve u nevojitet mbrojtje kundër lisë. Vaksinimi kryhet me dy doza. Macja duhet ta marrë dozën e parë të vaksinës kur është 8-javëshe dhe vaksinën e dytë pas 3-4 javësh.
Më pas, vaksina përsëritet një herë çdo vit. Këto lloj vaksinash përmbajnë edhe agjentë parandalues për sëmundje të tjera (vaksina polivalente).
Vaksinimi kundër tërbimit
Tërbimi është një sëmundje vdekjeprurëse, që prek çdo gjitar, duke përfshirë edhe njeriun. Kotelja duhet ta marrë dozën e parë të vaksinimit kur është 4-muajshe. Pas kësaj ajo duhet të marrë një dozë pas një viti. Rivaksinimi më pas do të kryhet çdo 3 vjet.
Vaksina e tërbimit, kur nuk ka të përfshirë agjentë të tjerë, është vaksinë monovalente.
Parazitët e jashtëm
Pleshtat dhe rriqrat ushqehen me gjakun e kafshëve, sikurse dhe të maces, duke dhënë probleme si, dermatite, transmetimin e parazitëve të tjerë të traktit tretës (krimba) apo anemi.
Kur ju të filloni trajtimin e maces tuaj me antiparazitarë, duhet të kini parasysh se do t’ju duhet t’i trajtoni të gjitha kafshët që keni në shtëpi. Kështu, koha, mundimi dhe paratë, nuk do t’ju shkojnë dëm.
Nëse një mace tund kokën shpesh dhe kruan veshët, atëherë ajo mund të ketë morra veshësh. Ato transmetohen nga macja në mace. Veterineri juaj disponon medikamente shumë efikase kundër këtij paraziti.
Juve do t’ju duhet ta trajtoni macen tuaj 3 herë, veçanërisht në moshën 2-javëshe dhe pastaj çdo dy muaj, deri në moshën 6-mujore. Pas kësaj moshe, trajtimi kryhet çdo 3-6 muaj, sipas mundësisë. Dehelmintizimi (trajtimi ndaj parazitëve të traktit tretës). Koteleve u nevojitet një ose dy dehelmintizime.
Krimbat kalojnë tek macja nëpërmjet qumështit të nënës. Në moshën 6-javëshe veterineri mund t’i japë maces një dozë medikamenti antiparazitar dhe kjo duhet të ndiqet me një dozë të dytë, pas 2 javësh. Për t’u siguruar se macja është “pastruar” nga krimbat, do të ishte i nevojshëm një kontroll feçesh nga mjeku.
Nëse edhe pas dehelmintizimit fekalet e koteles janë të brumëta, kanë mukus ose gjak në to, kemi të bëjmë me parazitë të tjerë, si koksidiet. Ju duhet ta çoni macen tek veterineri për trajtim. Parazitë të ndryshëm kanë trajtim të ndryshëm. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTendenca më e re e largimeve nga puna do bëjë që të mendoheni dy herë para se të jepni dorëheqjen
Pse disa njerëz urrejnë që të marrin komplimente?
Si të pastroni lavatriçen? Truku në TikTok merr qindra mijëra shikime
Zgjedhjet e stilit 2025: Cili brend do të fitojë për të udhëhequr garderobën tuaj?
E keni bërë gabim, a e dini pse nuk duhet të lani enët me sfungjer?
Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Demi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze