Qentë janë kafshët më të preferuara për fëmijët e vegjël. Të flasësh për qentë dhe fëmijët është padyshim një mision i vështirë. Duhet ta dini se përveç fëmijëve, edhe qeni kërkon kujdes, megjithatë për t’i bërë ballë kësaj situate të vështirë mund të lexoni më poshtë këshillat e një veterineri, rritësi kafshësh.
Fëmijë të dashur, nëse dëshironi të keni edhe ju në shtëpi një qenush në ndihmë ju vjen një veteriner amerikan, i cili ju mëson jo vetëm në zgjedhjen e duhur të qenit, por edhe se si të bëheni “padronë” të zotë (edhe pse ky është një term të cilin e përdor njeriu, ndërkohë që qeni nuk do të guxonte kurrë të thoshte diçka të tillë…).
Është e kotë të bëni sikur kjo çështje nuk ju përket, sepse herët ose vonë edhe juve do t’iu kërkojnë një qenush. Duhet ta dini se përveç fëmijëve, edhe qeni kërkon kujdes, megjithatë për t’i bërë ballë kësaj situate të vështirë mund të lexoni më poshtë këshillat e një veterineri, rritësi kafshësh, transmeton Telegrafi.
Qentë nuk kanë nevojë për një hapësirë të madhe për të jetuar, por duan të shëtisin nëpër parqe, në vende të hapura, ku të kenë mundësi të nuhasin ambientin, të kryejnë nevojat personale dhe të luajnë me qentë e tjerë dhe njerëzit. Kjo u duhet garantuar të gjithëve, edhe qenve më të vegjël. Gjithashtu çdo ditë duhet të nxirren nga shtëpia të pakën një orë në ditë.
Të gjithë qentë kanë të njëjtat nevoja: kërkojnë aktivitet fizik dhe mendor. Nuk është e vërtetë që në shtëpi mund të mbahen vetëm qen të vegjël. Një qen i madh ka nevojë për një hapësirë më të madhe, gjë që shpeshherë bëhet një problem shqetësues për padronët.
Sa kohë i duhet kushtuar një qeni?
Maksimumi në ditë tri orë. Dy shëtitje nga një orë secila dhe një tjetër 30 minuta. Pastaj vjen ora e përgatitjes së ushqimit.
A ekziston një moshë e saktë për t’i blerë një fëmije një qen?
Në çdo lloj moshe fëmijët duhet të jenë të qartë për vështirësinë përballë së cilës i vënë prindërit. Mendoj se momenti më i përshtatshëm është rreth moshës 10-vjeçare, ose në adoleshencë.
Pasi kemi zgjedhur qenin, çfarë duhet të bëjmë?
Para se dikush vendos të marrë një qen në shtëpi, fillimisht duhet të ndjekë një kurs edukimi për qentë të përbërë prej 10 leksionesh. Në këtë mënyrë padroni arrin të kuptojë më mirë karakterin e qenit, por edhe për të mësuar rregullat e para praktike. Nëse një qen është i edukuar, medoemos është edhe i lumtur. Mund ta çojmë ku të duam, ose t’i kërkojmë dikujt tjetër ta mbajë, kur nuk mundesh. Është një investim i rëndësishëm dhe shumë i vlefshëm, i cili do t’iu nevojitet më vonë, gjë që e bën kafshën më të dashur për ju.
Nëse merrni një qen dhe zbuloni që fëmija juaj është alergjik ndaj tij, çfarë duhet të bëni?
Natyrisht që para se të vendosni të blini një qen duhet t’u nënshtroheni testeve alergologjike.
Sa mirë i bën një fëmije të rritet me një qen?
Padyshim që qeni është një vlerë e madhe. Nëse fëmija nuk e konsideron një lodër, por e drejton me vetëdije, atëherë do të thotë se janë shokë. Të kesh një qen do të thotë të jesh gjatë gjithë kohës në mes të natyrës, në ajër të pastër, që jeni të detyruar të dilni në çdo lloj kohe, të mirë ose të keqe, si dhe të jetoni situata që të tjerët nuk do t’i jetonin. Gjithashtu rritja e një fëmije me qen në shtëpi e mëson të kujdeset për veten dhe gjithçka tjetër që nuk i intereson. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëA e dini se çfarë kuptimi ka simboli i "fluturës" në makinën larëse – pyetja ka nxitur debat të madh në internet
Kjo gjë në kuzhinë thuhet se ka më shumë baktere se tualeti
Teknika psikologjike e Frojdit – Kështu do ta kuptoni nëse jeni me një mashkull të dobët!
Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare
Si të bëni vetë foto fantastike kur jeni në një udhëtim: Dëgjoni këshillat e fotografëve profesionistë
Pesë nuancat që nuk shkojnë me grinë në shtëpi, sipas arkitektëve
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak