Psikologu e në veçanti psikoterapisti perceptohen si njerëz më dhëmbë të verdhë e të mbuluar më lesh, të rrudhur e të plakur, si shtriga të cilat dinë të lexojnë përtej murit, e ndonjëherë si njerëz të ardhur nga ndonjë botë tjetër e si magjistar të zotë. Andaj ndoshta është e udhës që të fillojmë të kuptojmë këtë profesion të ri.
Arbër Zeka, psikolog
arberzeka@live.com
Më problemet psikike janë marrë njerëzit vazhdimisht, sado enigmatike, mistike e i pa depërtueshëm te ketë qenë ajo. Qëllimi i angazhimit drejt psikikes ka qenë dëshira për të shpjeguar dhe për të interpretuar atë, në këtë rast ndonjëherë duke qenë ndihmues në çlirimin e njeriut nga vështirësitë e tij, por edhe duke manipuluar më problemin e tij.
Problemet psikike, kanë qenë fushë e angazhimit të klerikëve, faltoret e magjistarë e deri të psikologët dhe mjekët e ndryshëm, që janë marrë më këtë problematikë të vjetër shoqërore. Mundësia për të spekuluar me rolin që luajnë në jetën tonë dukuritë jo fizike si pasionet, frika, motivacionet etj., janë dhe do të jenë gjithmonë mjaftë të mëdha. Por, gjithashtu mundësia për të përmirësuar cilësinë e jetës së njerëzve duke ndërhyrë në mënyrën jo-fizike janë të pashtershme. Zgjidhja më e mirë e këtyre problemeve në këtë shekull është psikoterapia, edhe pse kjo sot për shoqërinë është e pa pranueshme, por zgjidhja e problemeve mendore duhet të bëhet nga njerëzit adekuat shkencor, e jo nga manipulatorët e shoqërisë të cilët ofrojnë shërim për këto lloje problemesh.
Psikoterapia është procedurë terapeutike, që realizohet kryesisht, me anën e metodave verbale. Ka për qëllim, të ndihmojë individët me probleme psikologjike duke modifikuar mendimet, ndjenjat dhe sjelljet e tyre.
Zhvillimi i hovshëm i civilizimit dhe ngritja e standardeve jetësore e bën që marrëdhëniet e njeriut ndaj rrethit, kërkojnë angazhim më efikas në dhënien e shumë përgjigjeve drejtë zgjidhjes së problemeve jetike. Kohët e fundit këto probleme më shpesh janë të natyrës psikologjike ku edhe zgjidhja e tyre kërkon trajtim psikologjik e jo tretmanë dhe pallavra jo shkencore. Përgjigjja në këto probleme, ngadalë edhe ka zhvilluar një diapazon të gjer të teknikave psikoterapeutike. Këto teknika dhe metoda paraqiten sipërfaqësisht, vetëm për të izoluar simptomat dhe çrregullimet që mundojnë pacientin, e deri në psikoterapi thelbësore që janë të orientuara në ngritjen dhe pjekurin psikologjike të tyre.
Nga fakti se nga dita në ditë, tek ne dhe në botë, janë duke u shtuar problemet dhe sëmundjet e ndryshme të karakterit psikologjik, hulumtimi i shumë metodave dhe teknikave psikoterapoutike, mundëson përkushtimin e rëndësisë në punën e përditshëm e në veçanti në projektet shkencore-hulumtuese. Nevoja dhe kërkesa për tretmanë efikase psikoterapoutike janë të shumta. Hulumtimet e shumta në këtë lëmi kanë rendësin si empirike ashtu dhe teorike edhe në disiplinat shkencore siç janë mjekësia, psikologjia, sociologjia, pedagogjia dhe të tjerët. Psikoterapia tani fiton statusin e vet si disiplinë e pavarur shkencore.
Aplikimi i psikoterapisë, zvogëlon ose zhdukë shqetësimet dhe mundëson rritjen e funksionimit të individit dhe rritjen e cilësisë së një jete normale.
Shumë njerëz kanë nevojë për ndihmë psikologjike, po në këtë rast thënë ma mirë ndihmë psikoterapoutike, kur ata të arrin të kuptojnë këtë, vetëm atëherë do të kërkojnë këtë ndihmë. Tek shumica e njerëzve psikoterapisti ndoshta edhe perceptohet në mënyra të çuditshme. Po sa të dëgjojmë fjalën psikoterapisë në jetën e përditshme tek njerëzit e zakonshëm, në mendjet tona sillen mendime nga më të çuditshme: psikologu e në veçanti psikoterapisti perceptohen si njerëz më dhembë të verdhë e të mbuluar më lesh, të rrudhur e të plakur, si shtriga të cilat din të lexojnë përtej murit, e ndonjëherë si njerëz të ardhur nga ndonjë botë tjetër e si magjistar të zotë. Andaj ndoshta është e udhës që të fillojmë të kuptojmë këtë profesion të ri, por edhe shumë i domosdoshëm për zgjidhjen e problemeve shoqërore nga aspekti psikik, por edhe nga aj trupor, sepse lidhja e psikikës dhe trupit është e pa ndashme dhe gjithherë janë të bashkuara, ani pse në terminologji janë të ndryshme.
Të gjithë ne përballemi me konflikte, probleme dhe vështirësi në marrëdhëniet tona me vetën, partnerin, bashkëpunëtorët dhe përfundimisht më qëllimet tona jetësore. Kjo edhe është arseja se pse na nevojiten pikëpamje të reja në mesin shoqërorë që jemi duke jetuar lidhur më trajtimin e çështjeve mendore. Pra domësdoshmërisht na nevojiten pikëpamje të reja dhe që janë praktike dhe efikase për problemet dhe çrregullimet psikike që zotëron individi sot. Psikoterapia dhe qasjet e ndryshme psikoterapoutike sot janë një mundësi e mirë për zgjidhjen e këtyre problemeve, por fillimisht duhet të perceptojmë ndryshe psikoterapinë në përgjithësi.
Kështu, shumë shpesh njerëz të ndryshëm pyesin vetë, “si do të duhej të rris fëmijët e mi në mënyrën më të mirë?”, “pse e urrej këtë apo atë?”, “si të sillem më gruan në këtë apo në atë situatë”, e problem të natyrave më të mëdha, përgjigja në këto probleme dhe shumë probleme më të komplikuar ofron sot psikoterapia.
Por si rregull e përgjithshme, psikoterapia nuk do të thotë së domësdoshmërisht shërimi i tërësishëm i një sëmundje psikike. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale