Nuk ka rëndësi se sa i themi vetes se të jesh i shëndetshëm dhe i plotësuar është më e rëndësishme se pasuria, asnjë nga ne nuk mund ta mohojë se paraja simbolizon më shumë se një numër në llogarinë bankare për ne është shumë më tepër sesa një mjet shkëmbimi.
Silvana Brahaj
Ndërsa llogaria jonë bankare shkon drejt fundit, pasiguria financiare bëhet alarmante. Ja pse paraja dhe ankthi janë të lidhura kaq ngushtë… Shumë prej nesh shqetësohen për paratë. Kjo ndodh pasi nuk kemi shumë, ose po shpenzojmë shumë të asaj ç’ka nuk do të kemi mjaft në të ardhmen. Në mënyrë shokuese 90% e grave thonë që ndihen financiarisht të pasigurta ndërsa 46% prej tyre janë të shqetësuara nga një frikë e tmerrshme e të bërit grua plakë.
Nuk ka rëndësi se sa i themi vetes se të jesh i shëndetshëm dhe i plotësuar, është më e rëndësishme se pasuria. Asnjë nga ne nuk mund ta mohojë se paraja simbolizon më shumë se një numër në llogarinë bankare pasi është shumë më tepër sesa një mjet shkëmbimi. Ajo është e përzier me frikën, me fajësinë, shqetësimin, vlerën dhe fuqinë, thonë psikologët. Kështu nuk është surprizë që ne nuk i drejtojmë financat tona pa kuptuar më parë se si paraja na bën të ndihemi.
Por pse shpesh jemi në gjendje paralize financiare? Përgjigja duket të jetë në vetëperceptimin tonë. Studimet tregojnë se ndërsa burrat dhe gratë tentojnë të dinë njëlloj rreth financave burrat janë më konfident në diskutimet për kreditë dhe të dhënat për bursën. Një mashkull i diplomuar ka gjasa që të negociojë një pagë fillestare shumë më të lartë se sa një kolege femër, dhe vetëm ky negocim do t’i sjellë atij përfitime ekstra për gjithë karrierën e tij.
Arsyeja që ne e shikojmë paranë si në territor mashkullor mund të burojë nga mesazhet e hershme që marrim në fëmijëri. Ne e kemi përfituar aftësinë të jemi komplet të pavarur financiarisht vetëm në 20 vitet e shkuara dhe kështu na mungon roli i modeleve të përshtatshme. Edhe Mrs. Thatcher duhej të bindte burrin të firmoste të ardhurat nga taksat e saj.
Shumë gra rriten në ekonomi të dominuar nga burrat ku nënat duhet të kërkojnë para për të plotësuar nevojat e tyre. Me role të përcaktuara kaq fuqishëm, nuk është çudi që shumë
gra vuajnë nga ajo çfarë psikoterapistët e quajnë Kompleksi Hirushja – një besim i fortë se një ditë princi ynë i famshëm do të na shpëtojë nga mjerimi ynë financiar. Është një fantazi e këndshme por që na mban ne në një gjendje të adoleshencës financiare.
Ka rrugë të tjera të panumërta që sjelljet e prindërve tanë kanë influencuar se si ne e shohim paranë. Prindërit e përmbajtur mund t’iu japin fëmijëve para me masë, duke i bërë të arsyeshëm dhe drejtuar vendimet e fëmijëve të tyre. Në raste të ngjashme, ne mund të përdorim paratë tona si mjet rebelimi – duke shpenzuar nxitimthi për të siguruar pavarësinë tonë.
Ndërsa disa nga ne mund të jenë në mohim financiar ose të mbetur në pamjaftueshmëri të gjendjes shpirtërore, ne mund të jemi gjithashtu dhe në sundimin e një shpenzimi emocional.
Një studim i publikuar gjatë këtij nga psikologë amerikanë konfirmoi lidhjen e emocioneve negative, ‘vetëpërqendrimit’ dhe shpenzimit të tepërt – ne kemi gjasa të mburremi në ‘trajtimet’ e shtrenjta kur ndihemi të trishtuar dhe urojmë të rrisim sensin e vetvetes. Por kënaqësia e rrufeshme që përjetojmë kur blejmë dhe zotërojmë materiale vetjake (e njohur si çrregullimi hedonik) nuk zgjat. Ne kthehemi përsëri në të njëjtën gjendje emocionale që ishim në fillim – plus pak formë faji ekstra.
Mënyra për t’i lënë mbrapa këto sjellje dhe besime të kufizuara është të kuptojmë: financat tona nuk janë armiku; nuk është frika dhe mungesa e besimit që ne nxitim tek ajo që na mban të frenuar. Ne vetëm mund të lehtësojmë stresin duke u bërë energjikë
si emocionalisht dhe praktikisht. Vetëm atëherë ne mund të largohemi nga zakoni i vjetër drejt një vendi të mrekullueshëm të autorizimit financiar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale