Aurela Hazizi
Psikologe klinike
Rasti
Ndihej më tepër se e lumtur, kishte një vetëvlerësim të lartë për veten! Ishte një grua mjaft e zgjuar, krijuese e talentuar dhe me tërheqëse se gjithkush që kisha takuar. Krijova idenë që ajo zotëronte çdo lloj situate dhe që mundet të arrinte çdo qëllim! Ajo që e solli për trajtim ishte pagjumësia! Nuk kishte nevojë për shume çlodhje! Flinte më pak se katër pesë orë çdo natë, ose nuk e zinte gjumi fare. Zakonisht në ambiente sociale pinte edhe një gotë më tepër alkool se miqtë e saj dhe pothuajse çdo natë pak konjak. Mbas pak kohësh diagnostikohet me Depresion Bipolar II. E pabesueshme!
Ky rast më bëri të studioj më shumë për lidhjet e alkoolit dhe bashkëudhëtimin me sëmundjet e tjera të shëndetit mendor si depresionet bipolare, depresionet unipolare, ankthin dhe çrregullimet e personalitetit antisocial. Sigurisht që alkoolizmi nuk është subjekt shumë i këndshëm për t’u diskutuar për shkak të të qenit sëmundje kronike që e bën trupin të jetë i varur nga përdorimi i tij dhe të pamundur të kontrollojë përdorimin.
Dihet që alkooli shkakton probleme serioze të shëndetit, dëmton marrëdhëniet me njerëzit që të rrethojnë, punën dhe situatën financiare të çdo përdoruesi. Ajo që unë dua të theksoj është që në shumicën e rasteve përdorimi i alkoolit mbulon simptomat e plota të një sëmundje të shëndetit mendor siç është depresioni bipolar, i cili në shumicën e rasteve kur pacientët janë përdorues alkooli mbetet i padiagnostikuar dhe i pa trajtuar.
Depresioni bipolar karakterizohet nga një gjendje euforie e larte në një gjendje tjetër të ulët, nga mania ne depresion, nga një aktivitet i drejtuar për të arritur një qëllim tek idetë për vetëvrasje apo përpjekjet, nga lëkundje të jashtëzakonshme të humorit i cili bëhet serioz dhe krijon paaftësi. Këto dy ekstreme mania dhe depresioni mundet të vazhdojë për javë ose muaj duke shkaktuar çrregullime të mëdha të jetës së pacientëve të cilët janë të prekur nga kjo sëmundje, familjes së tyre apo miqve.
Njerëzit të cilët vuajnë nga depresioni bipolar pa u diagnostikuar mundohen të "vetëmjekohen" me alkool dhe gradualisht rrisin përdorimin e tij për te pasur më tepër gjendje hipomaniake dhe maniakale se sa depresion. Përdorimi i alkoolit ka bërë që shpesh depresioni bipolar jo vetëm të mos diagnostikohet në kohën e duhur dhe të mos trajtohet por në të njëjtën kohë ka rritur rastet e vetëvrasjeve tek njerëzit të cilët vuajnë nga depresioni bipolar.
Pse alkooli mbulon diagnostikimin e depresionit bipolar?
Pothuajse e njëjta simptomatologji paraqitet edhe tek pacientët që herë pas here tentojnë të "braktisin" alkoolin, euforia, mungesa e nevojës për të fjetur, lëkundja e vazhdueshme e humorit, hipomania, depresioni, vetmia, dëshpërimi, nervoziteti karakterizojnë alkoolistin. Në këto raste është shumë e rëndësishme që pacienti i cili do të ndalojë përdorimin e alkoolit të ndiqet nga specialisti më. tepër se tre, katër javë për të parë nëse do të ketë përmirësim të simptomave të mësipërme në mënyrë që të arrihet diagnoza diferenciale ndërmjet alkoolizmit dhe depresionit bipolar.
Ka disa studime të cilat tregojnë që në raste të tjera depresioni bipolar mundet të jetë i shoqëruar nga alkooli jo me si "medikament" për trajtimin e shenjave, por si sëmundje bashkëshoqëruese. Në shumë raste është gjetur që pacientët të cilët janë përdorues të alkoolit në pemën e tyre familjare kanë sëmundje si ajo e depresionit bipolar I ose II, depresion ose ankth.
Sëmundje shoqëruese apo "medikament" i vetëpërdorur nga njerëzit alkooli rëndon më tepër depresionin bipolar I, hedh një vel të hollë simptomave dhe e le atë të patrajtuar duke rënduar gjendjen e çdo njeriu i cili është i padiagnostikuar për "çrregullime të humorit". Do të ishte e rëndësishme për diagnostikimin e depresionit bipolar apo dhe depresionit madhor, të hidhej pak dritë mbi ndonjë gotë alkooli në ambientet sociale apo ndonjë gotë sa për t’i thënë "Lamtumirë trishtimit".
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale