LAJMI I FUNDIT:

Buzëqesh!

Buzëqesh!

Zbulo mënyrën më të mirë për të ruajtur buzëqeshjen edhe në momentet më të vështira të jetës tënde.

Ndihesh e dominuar

Po kalon një moment në të cilin ti ndihesh vërtet e poshtëruar.
– Po e lëshon veten pak nga pak.
Këshillë: Rindiz zjarrin që ndodhet brenda teje.
– Humbet besimin në veten tënde.
Këshillë: Mëso të nxjerrësh në pah aftësitë e tua të fshehura.
– Je gjithmonë e nxehur edhe pse pa shkak.
Këshillë: Përdor disa arsyetime që ndryshojnë argumentin.

Je e nxehur

Po jeton një situatë e cila të bën të nxehesh dhe të jesh shumë e palumtur.
-Të shpërfillin dhe të lënë në një vend të harruar.
Këshillë: Mos hezito të shprehesh, është më mirë që të evitosh mosvëmendjen.
– Nismëtare në çdo diskutim të nxehtë.
Këshillë: Mos u sorollat përqark problemit, hyr direkt në temën që të intereson.
-Mimika jote shpreh qartë që ti nuk je e qetë.
Këshillë: Prano faktin që je e mërzitur dhe gjej një mënyrë për të zgjidhur problemin më një buzëqeshje në fytyrë.

Ndihesh e nënvlerësuar

Ke përshtypjen që nuk të shohin me sy të mirë, të evitojnë.
-Veçohesh dhe rri e vetmuar.
Këshillë: Bëhu me e shoqërueshme dhe më kurioze ndaj të tjerëve dhe rindërto një dialog me ta.
– Shpesh je e trishtuar dhe pak e stresuar.
Këshillë: Dil më shpesh me miket e tua, kujdesu më shumë për aspektin tënd fizik dhe veshjen tënde. Bëje në mënyrë që të ndihesh sa më mirë.
– Je xheloze për të tjerët.
Këshillë: Rigjej mënyrat e kënaqësisë, vëri në jetë dhe buzëqesh më shumë.

Ndihesh e dekurajuar

Situata që po kalon të bën të humbësh kurajon. Reagimet e tua:
-Reagon në mënyrë automatike, pa krijimtari.
Këshillë: Rigjej një dozë, sado të vogël fantazie edhe në gjërat më të vogla, mbi të gjitha për veten tënde.
-Je gjithmonë me vonesë dhe pa energji në gjërat që bën.
Këshillë: Mendo seriozisht për të ndryshuar sjelljen tënde ose të paktën një pjesë të saj.
-Humori yt është i vakët dhe pa entuziazëm.
Këshillë: Kërko interesa të reja dhe zbulo kënaqësitë e jetës.

Ndihesh e pakuptuar

Ke ndjesinë që je e lënë pas dore dhe pak e vlerësuar.
-Je nervoze dhe fuqitë e tua kanë shteruar.
Këshillë: Gjej ato mënyra që të japin më shumë fuqi, disa herë vetëm fjalët nuk mjaftojnë.
-Mbyllesh në vetvete.
Këshillë: Kërko një aleat që të të mbështetë dhe transmeto mesazhet nëpërmjet tij.
-Të vjen keq për ç’ka ndodhi, por…
Këshillë: Shprehe haptazi keqardhjen tënde dhe kërko ndihmën e të tjerëve për zgjidhjen e situatës.

Ndihesh joluftëtare Nuk arrin të mbash gjërat që ti dëshiron dhe kjo të irriton.
-Bën kokëfortën, është më e fortë se ty.
Këshillë: Mendo që do të vijë dhe dita jote, ajo që ti dëshiron, shumë shpejt do të jetë e jotja.
-Hakmarrja të shtyn të kryesh idiotësira dhe të bësh gabime.
Këshillë: Mëso të falësh dhe të zhvillosh kualitetet e tua, gjithçka do të zhvillohet në favorin tënd.
-Mendon gjithmonë të përplasësh dyert ose të bësh gjëra të këtij lloji.
Këshillë: Analizoje mirë situatën para se të marrësh një vendim të gabuar.

Ndihesh e shfrytëzuar

Po kalon një situatë që të bën të ndihesh e shfrytëzuar dhe nuk po merr asnjë përfitim.
-Heq dorë nga gjithçka pa marrë parasysh se ç’mund të humbasësh.
Këshillë: Mëso të thuash " jo". Mos ke frikë të shfaqësh këndvështrimin tënd.
-Bëhesh agresive dhe për këtë të vjen keq…
Këshillë: Fol hapur për problemin që të shqetëson, në të kundërt bashkëbiseduesi yt nuk do të jetë në gjendje të të kuptojë.
-Rebelohesh, por përsëri nuk tërheq vëmendjen.
Këshillë: Analizoje mirë situatën dhe përballoje problemin me një mënyrë këndvështrimi më logjike.

Tani mund të dhurosh një buzëqeshje për çdo rast të mundshëm.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Problemet shëndetësore që mund të vijnë nga konsumi i pijeve energjike

Problemet shëndetësore që mund të vijnë nga konsumi i pijeve energjike

Kalo në kategori