LAJMI I FUNDIT:

Ushqimi për bebe me pjepër

Ushqimi për bebe me pjepër

Këto receta ushqimi për bebe me pjepër, e cila është një frutë ushqyes me dhunti të shumta, ju ndihmojnë të krijoni pjata të shijshme për beben tuaj.

Duhet gjithnjë të këshilloheni më parë me doktorin e fëmijës për fillimin e të ushqyerit me ndonjë prej këtyre ushqimeve të reja për bebe.

Kur mund të hanë pjepër bebet?
Nuk ka rregulla të vendosura e të forta kur duhet të filloni të ushqyerit me pjepër për beben tuaj. Shumë fëmijë të vegjël e pëlqejnë atë që kur janë 6 muajsh dhe pa patur fare asnjë problem.

Megjithëse e pazakontë, pjeprat mund të shkaktojnë reaksione alergjike (zakonisht shpime dhe të kruara rreth gojës) në disa bebe. Bebet më shumë të rrezikuar nga ky lloj reaksioni janë ato me astmë. Alergjia e krijuar nga pjepri shpesh lidhet me ndjeshmërinë ndaj polenit, kështuqë shpesh haset tek njerëzit që kanë alergji nga bari.


Ju mund të dëshironi ta shtyni të ushqyerit me pjepër të foshnjës suaj për më vonë, ndoshta kur të jetë 1 vjeç, veçanërisht nëse ai ose ndonjë person tjetër i familjes vuan nga kushtet e përshkruara më sipër.

Për arsyen se rriten në nivelin e tokës, pjeprat janë në përgjithësi më të prirur për t’u infektuar me baktere sesa frutat e pemës. Gjithmonë duhet të lani lëkurën plotësisht dhe mirë përpara se ta pritni për beben tuaj. Kjo i parandalon bakteret të kalojnë me anë të thikës te tuli i frutës.

Çfarë përfiton i vogli juaj nga ushqimi me pjepër?
Pjeprat nuk janë vetëm të shijshëm…por ata janë të mbushur edhe me ushqim të shëndetshëm. Për më tepër, bebet i pëlqejnë shumë ato, kështuqë idetë e mëposhtme mbi ushqimin për bebe me pjepër janë një mënyrë e mirë për të përfshirë disa lëndë ushqyese të rëndësishme në dietën e bebes suaj!

Pjeprat kanë rreth 90% ujë, që do të thotë që janë mjaft të lehtë për t’u tretur. Vlera e saktë ushqyese ndryshon nga njëri pjepër tek tjetri, por në përgjithësi ata janë burim i mirë i beta karotenit, i cili, siç thamë dhe më lart tek kungulli, shndërrohet në trupin e bebes në vitaminë A, që është e rëndësishme për një shikim të mirë. Ai gjithashtu, mbron qelizat e trupit nga dëmtime me bazë oksigjenin dhe ndihmon në parandalimin e kancerit.

Pjepri, poashtu përmban vitaminë C, Kalium, Fibra dietetike, Vitaminë B6, Niacin (i njohur ndryshe si vitamina B3).

Si ta zgjidhni dhe ta ruani frutën
Një pjepër i pjekur duhet gjithashtu të ketë një shije të lehtë të ëmbël, jo shumë të fortë, ose ai mund të jetë i tejpjekur. Pjeprat me aromë në mënyrë të natyrshme ndahen nga bimët e tjera kacavjerrëse kur ata janë të pjekur, kështu kontrolloni fundin e bishtit të pjeprit që do të zgjidhni kur ta blini. Në të vërtetë nuk duhet të ketë një bisht, veçanërisht nëse është i hapur, dhe atëherë do ta kuptoni nëse është vjelë më herët.

Nëse blini një lloj të caktuar pjepri, etj që është pak më shumë e fortë, vendoseni në temperaturë dhome për disa ditë. Kjo do ta bëjë më të ëmbël dhe më të butë. Sapo ta ndjeni që është mjaftueshëm i pjekur, futeni në frigorifer.

Pjeprat duken që të hapin oreksin kur janë të shndritshëm – por në të vërtetë ju duhet të zgjidhni një me lëkurë të zbehtë për të pasur një shijë më të mirë. Një pjepër i mirë duhet të jetë i rëndë për madhësinë e tij. Kërkoni për ndonjë shenjë të butë në lëkurë të tij – kjo është një e dhënë e mirë e pjekjes së tij. Duhet të japë përshtypjen e zbrazësisë kur goditet lehtë.

Pjeprat ruhen më mirë në temperaturë dhome, derisa t’ i prisni. Studimet kanë treguar që niveli i vitaminës E dhe betakarotenit në shalqinj rritet dukshëm kur mbahen të paprerë në temperaturë dhome.

Për sa kohë mund ta ruani një pjepër të hapur në frigorifer?
Të dhënat ndryshojnë. Disa burime na sugjerojnë ta ruajmë deri në një javë, të tjerë na rekomandojnë vetëm për disa ditë. Për të qenë në anën e sigurt ju rekomandojmë që nëse ky pjepër është si ushqim për beben tuaj, ta ruani në frigorifer për 24 orë.

Si ta përgatitni frutën për beben tuaj
Për ta përgatitur një pjepër për ta ngrënë vetëm lajeni frutën pastaj e pritni përgjysmë. Gërryeni farat nga mesi i frutës. Pastaj hiqni lëkurën dhe priteni në kube tulin dhe jeni gati për të përgatitur recetat e ushqimit për bebe.

Ide për ushqime të ndryshme për bebe me pjepër
Vetëm shtypni dhe bëni pure pjeprin e gjallë dhe shërbejeni. Ai është i leverdishëm, i shijshëm dhe freskues.
Përzieni pjeprin e bërë pure apo të shtypur në drithërat e bebes tuaj.
Provoni të shtypni pjeprin me banane, gjizë ose avokado.

Priteni në copa si ushqim për bebe të rritura ose në thela për ta shërbyer me lëng të ushqyeshëm (si psh., kos natyral ose me purenë e një frute tjetër).
Që të qetësoni mishrat e dhëmbëve të bebes tuaj nëse po i dalin dhëmbët, ngrijeni pjeprin dhe pastaj bëjeni pure dhe shërbejeni me një lugë, ose ia jepni copat e pjeprit bebes për të kruajtur dhëmbët në të. Në të kundërt, futini copat në një ushqyes apo kruajtëse dhëmbësh për bebe.
Bëni akullore ose Iëpirëse me lëngun e pjeprit duke bërë pure një pjepër të pjekur, pastaj futeni në ngrirje në forma për akullore ose lëpirëse.
Bëni supë të ftohtë me pjepër duke bërë pure pjeprin me pjeshkë të pjekura të qëruara, kos ose me të dyja bashkë.

RECETA PËR BEBE ME PJEPËR

Krem pjepri i bërë qull në ushqim për bebe

Përbërësit:
• 1 fetë e trashë pjepri të bardhë pa aromë (ose një të ngjashëm me të) e prerë në copa
• 1 banane e vogël e pjekur e prerë në kube
• 1/2 filxhan kos natyral
• pak xhenxhefil i bluar (jo i detyrueshëm)
• një pikë esencë vaniljeje (jo e detyrueshme)

Ose shtypini të gjithë përbërësit së bashku ose hidhini në një mikser ushqimi dhe përziejeni derisa të bëhen të butë si krem. Shërbeja bebes tuaj menjëherë, në të kundërt, banania do të çngjyroset dhe pjata do të duket jondjellëse për ta ngrënë.

Nëse bebes tuaj po i dalin dhëmbët dhe nuk po gjen dot qetësi e rehati nga mishra dhëmbësh të lënduar, vetëm futeni pjeprin në ngrirje më parë dhe përfundimi do të jetë një ushqim freskues dhe qetësues për beben.

Ushqim me pure pjepri dhe mangoje

Përbërësit:
• 1 mango e pjekur, e qëruar dhe e prerë në kube
• 1 thelë e trashë pjepri e qëruar dhe e prerë në kube
• 1/2 banane e pjekur e qëruar dhe e prerë në kube
• një pikë esencë vanilje (jo e detyrueshme)

Bashkojini të gjithë përbërësit në një përzierës dhe i përpunoni derisa të jenë të butë.

Supë e ftohtë me pjepër

Përbërësit:
• 1 fetë e trashë pjepër i bardhë pa aromë
• 1/4 filxhan lëng molle i pasheqerosur
• 1/4 filxhan përgatitje e bërë në shtëpi me perime
• 1/8 filxhan kos natyral
• një grimë kanellë (jo e detyrueshme)

Në një përzierës ushqimesh bashkojini pjeprin, lëngun e mollës, asortimentet e perimeve dhe kosin dhe bëjini pure derisa të zbuten e të jenë si qull dhe pastaj e spërkatni me kanellë (nëse do të përdorni). Ftojeni derisa t’ia servirni bebes suaj.

Sallatë për bebe me mish pule dhe pjepër

Kjo recetë është me të drejtë e cilësuar si ideale për bebe që janë hanë fruta me kënaqësi. Është një mënyrë e shijshme për të krijuar një pjatë me mishin e mbetur të pulës dhe mund të bëjë një mbushje e shijshme sandviçi për bebe.

Përbërësit:
• 1 fetë e trashë pjepri të prerë në kube shumë të vockla
• 1/2 filxhan mish të gatuar pule të copëtuar ose të prerë në kube shumë të vockla
• 1 lugë gjelle kos natyral
• pak pluhur mishi me erëza (jo i detyrueshëm)

Në një tas përziejini së bashku mishin e pulës dhe pjeprin. Përzieni në të kosin natyral dhe pluhurin e rrushit me erëza (nëse do ta përdorni) dhe servireni. /Telegrafi/