Mami, këtë nuk e ha! Nuk dua të vishem. Ma bli shpejt këtë lodër! Sa herë vogëlushët tani përpiqen “të sillen si tiranë” me tekat e tyre. Si t’i qetësojmë dhe të sjellim qetësinë në shtëpi?
Prim. dr. Anila Osmani
Në radhë të parë duhet të kuptojmë arsyet që i shtynë të marrin sjellje të tilla. Me të bërë këtë, mësojmë edhe si t’i përballojmë në mënyrën e duhur, duke ndjekur këshillat e ekspertëve.
Fëmija ngul këmbë sepse do të sfidojë ose sepse ndihet i zhgënjyer
Tekat nuk janë gjithmonë një sjellje negative që duhen korrigjuar me mënyra të forta. Arsyet që i shkaktojnë mund të jenë të panumërta dhe të shumëllojshme. Ndonjëherë lind nga një nevojë për t’u krahasuar. Kështu duke u bërë sitë vegjël, masin forcën e tyre, duke sfiduar kështu të rriturit më një kokëfortësi provokuese. Në raste të tjera, kjo sjellje reflekton çaste të parehatshme të jetuara nga fëmijët kur fillojnë të përballen me kufizimet që u vënë dhe me pasukseset e para.
Në ç’mënyrë duhet të sillen nëna dhe babai? Para së gjithash duhet të sforcohen të kuptojnë arsyet e mundshme të tekave, duke u përpjekur që ta bëjnë vogëlushin të arsyetojë. Kjo gatishmëri ndonjëherë kërkon një durim “mbinjerëzor” jo gjithmonë të mundur. Por mos kini frikë: një nxjerrje dufi herë pas here nuk bën keq duke e parë nga një këndvështrim edukativ. Mjafton që të mos bëhet një rregull.
Çfarë duhet të bëni? Nëse vogëlushi çirret e bërtet, e rëndësishme është të ruash qetësinë dhe të tregohesh e patundur: një e bërtitur me zë të ulur, por të vendosur, do t’ia mbyllë gojën. Po nëse këmbëngul? Një e bërtitur herë pas here, do t’i vërë në dukje forcën tuaj.
Nëse në tavolinë shpërthen “lufta e ushqimit”
Sa fëmijë bëjnë teka në tavolinë, duke e lënë ushqimin në pjatë? Shumë herë, dhe refuzimet e tyre shkaktojnë shpesh mekanizma negativë. Shumë nëna ndihen të pafuqishme dhe në faj sikur të kenë gabuar në ndonjë gjë, edhe pse nuk është e vërtetë.
Shqetësimet që fëmija shpreh me këtë lloj teke, mund të jenë të lidhura me një periudhë delikate të rritjes së tyre: si për shembull janë xhelozë për babanë ose për vëllain e tyre të vogël. Por kini kujdes. Një nënë e dëshpëruar mund të arrijë deri aty sa të dramatizojë gjendjen, ta ndëshkojë dhe kështu ora e ushqimit do të kthehej në një “përleshje” rraskapitëse.
Ç’duhet të bëni? Mënyra ideale do të ishte bashkëpunimi dhe nëse do të ishte e nevojshme gjatë vakteve zëvendësoni njëri-tjetrin (familjarët) derisa gjendja të qetësohet.
Kur vjen koha e gjumit, s’duan asnjëherë të flenë
Të bërtitura, të ulëritura, të qara, këto gjëra bëjnë fëmijët kur nuk duan të flenë. Tekat e mbrëmjes mund të paraqesin një lloj vështirësie për të ndërprerë veprimtaritë që i kanë mbajtur të zënë gjatë gjithë ditës,. por jo vetëm kaq. Ndihen të frikësuar se mos largohen nga pjesa tjetër e familjes dhe se çfarë do të bëjnë të tjerët në mungesë të tyre dhe në fund frika për të përballuar tensionet emocionale që mund të shfaqen në gjumë, në formën e ëndrrave të këqija.
Në këto raste, e mira është që të mbani orare të rregullta, të shmangni aktivitetet ngacmuese gjatë mbrëmjes dhe të krijoni një ritual sigurues që ta shoqërojë vogëlushin me ëmbëlsi drejt gjumit.
Çfarë duhet të bëni? Zhvillojini lojëra të qeta ose lexojini ndonjë libër që ta zërë gjumi. Shpjegojini që kështu do të rifitojë energjitë për eksperiencat e reja që e presin nesër.
Qan e ulërit derisa t’i blesh lodrën që e do
E shikon në vitrinë, ose në duart e një fëmije tjetër dhe e do menjëherë, në çast. Midis shumë tekave të tjera, kjo me lodrat është më klasikja. Sa më shumë të duket e pamundur kërkesa, aq më shumë është e shoqëruar me ulërima dhe të bërtitu ra. Më të forta janë: “Unë jam më i fortë dhe atë lodrën e dua tani!” është mesazhi i tij.
Në të vërtetë, është një pohim i një gjithëpushteti të rremë fëmijëror: kriza përfaqëson humbjen e fëmijës, që s’është e fortë mjaftueshëm për të duruar kufizimet që realiteti i imponon realizmit të ëndrrave. Është më mirë t’i shmangni ndrydhjet e tekave në mënyrë drastike. Në këto çaste, fëmija bën llogaritë me brishtësinë e tij: mënyra më e mirë për ta ndihmuar është ta qetëson i me fjalë të ngrohta që ta bëjnë të ndihet i qetë.
Çfarë duhet të bëni? Mos u lëkundni nga të bërtiturat e tij. Propozojini në mënyrë bindëse zgjidhje alternative për t’i bërë së bashku, duke shpikur ose ndërtuar me ta një lojë të re fantazie. Në këtë mënyrë i humbisni mendjen.
Në kopsht nxehen nëse nuk arrijnë t’i bëjnë gjërat vetë
Në çerdhe fëmijët jetojnë njëkohësisht dëshirën për të shpallur pavarësinë e tyre dhe zhgënjimin për paaftësinë që “s’mund t’i bëjnë vetë të gjitha gjërat” siç ata do të dëshironin. Kjo kontradiktë është burim i një zhgënjimi dhe zemërimi dhe mund të shkaktojë teka të tmerrshme. Ose nga ndryshimet në trungun familjar me ardhjen e një vëllaçkoje.
Ç’duhet të bëni? Duhet të keni shumë durim dhe të mundoheni ta bëni sa më të lehtë hyrjen e vogëlushit në ambientin e ri. Shpjegojini se sa e rëndësishme është ajo që po bëjnë dhe sa bukur është të krijosh shoqëri të reja edhe jashtë ambientit të shkollës. Në rast se ka ardhur një vëllaçko, çdo ditë lini një hapësirë edhe për më të madhin kështu do t’i bëni të kuptojë që ai vazhdon të jetë i rëndësishëm për ju. Pikërisht si më parë.
Në moshën 7 vjeçare sjellja prej sfide i lë vend indiferencës
Kur fillon shkolla fillore, sjellja sfiduese fillon e zbehet dhe kjo zëvendësohet me indiferencën ndaj kërkesave të të rriturve. Nuk u përgjigjet pyetjeve, bën sikur s’dëgjon kur i thonë të bëjë diçka, shfaqet si i pandjeshëm dhe i ftohtë.
Një element tjetër është shoqërimi: Përfshirja me shokë të rinj është shumë e rëndësishme dhe favorizohet. Pastaj është bërja e detyrave. Më mirë zgjidhni të ndiqni mënyrën e mësuesit, që të shmangni çdo lloj ngatërrese. Në çdo rast, më shumë varet nga sjellja e prindërve që duhet të pranojnë që fëmijët e tyre po rriten dhe t’i japin rregulla dhe liri të mjaftueshme që ata të rriten të qetë dhe të sigurt në vetvete.
Ç’duhet të bëni? Duhet të merren parasysh kohët individuale të fëmijës gjatë të mësuarit, por edhe të interesave të tyre, pa i forcuar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët
Disa ide se si të visheni bukur gjatë stinës së vjeshtës
Ngjyrat ideale të flokëve gjatë sezonit dimëror për brunet
U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
Një bazë por katër kombinime, influencerja këshillon si të visheni bukur gjatë vjeshtës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje