Me rritjen e temperaturave, kanë nisur problemet shëndetësore për fëmijët, kryesisht të moshës 0-5 vjeç. Shenjat gripale, sëmundjet e rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, diarretë, sëmundjet mikrobiale, që mund të shpien në komplikime. Ja masat parandaluese.
Një ndër shqetësimet që vihet re te fëmijët e moshës infantile, është ai i rrugëve të frymëmarrjes. Fëmijë me temperaturë të lartë dhe me probleme serioze në rrugët e sipërme të frymëmarrjes. Vihen re bllokime dhe acarime, gjatë procesit të frymëmarrjes. Këto janë sëmundje virusale, të cilat shkaktohet jo vetëm prej temperaturave të paqëndrueshme, por edhe të mungesës së lagështisë së ajrit.
Është e nevojshme që fëmijët e vegjël, të mbahen në ambiente të lagështa, jo të thata. Kjo lagështirë mund të krijohet edhe në mënyrë artificiale, duke mbajtur në ambientin ku rri fëmija, ndonjë çarçaf të lagur, i cili gjatë avullimit, në ditë të nxehta, të krijojë një temperaturë optimale dhe një lagështi të mjaftueshme për organizmin e tij.
Infeksionet e rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, mund të mjekohen me shurupe, të rekomanduara nga mjeku, me pak paracetamol dhe me sa më shumë lëngje, për të kompensuar sasinë e lëngjeve që fëmija humbet me anë të djersës. Gjithashtu duhet të eliminohen shëtitjet e fëmijëve gjatë orëve të nxehta të mesditës.
Koha më e përshtatshme, do të ishin orët e para të mëngjesit dhe orët e vona të pasdites, kur ajri është më i lagësht dhe dielli nuk është në pikën e tij maksimale. Për të eliminuar në këtë mënyrë, djegien nga rrezet e diellit, si edhe djersitjen e tij. E megjithatë gjatë stinës së verës nuk janë vetëm sëmundjet virale e infeksionet e rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, ato që prekin fëmijët.
Gjatë kësaj stine sëmundje tipike janë edhe gastrointensinalet, sëmundje të organeve te tretjes. Sëmundjet gastrointensinale, shoqërohen me të vjella e me diarre. Po kështu të shumta janë edhe sëmundjet parazitare. Këto sëmundje shkaktohen kryesisht nga higjiena jo e mirë ambientale dhe personale, nga ushqimet e ndenjura, të pa lara mirë, apo të pakontrolluara nga kontrolli higjieno-sanitar. Është e domosdoshme, që sapo fëmija shfaq shenjat e para të sëmundjes, të paraqitet te mjeku, e të marrë mjekimin e duhur, kryesisht, antibiotikë.
Sëmundjet e verës
Sipas mjekëve pediatër, gjatë stinës së verës, fëmijët, janë të rrezikuar më tepër nga këto sëmundje:
– Sëmundjet virusale, të shoqëruara në shumë raste me infeksione të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes dhe me temperatura të larta
– sëmundjet gastrointensinale, mikrobiale, të shoqëruara me diare e të vjella.
– sëmundjet parazitare. Këto lloj sëmundjesh, si edhe ato gastrointensinale, shkaktohen kryesisht nga mungesa e higjienës personale dhe asaj ambientale, si edhe për shkak të insekteve të ndryshme, kryesisht mizat dhe mushkonjat. Në shumë raste shkaktar bëhet edhe uji i pijshëm, i cili jo rrallë herë rezulton i papastër dhe i kontaminuar me ujërat e zeza. Ky problem nuk është shqetësues gjatë ditëve të nxehta, por edhe gjatë ditëve me shi, kur shpesh herë ndodhin bllokime të kanaleve të ujërave të zeza, apo të puseve.
– infeksionet e lëkurës, apo dermatitet, të shkaktuara këto nga rrezet e diellit, si edhe gjatë plazhit, në pishina, apo në lumenj.
Ja masat parandaluese
Rruga më e mirë është t’i parandalosh, se sa t’i mjekosh, sëmundjet. Moshat më të rrezikuara gjatë stinës së verës, janë ato 0-5 vjeç, pasi forcat imunitare të tyre janë më të vogla se të të rriturit dhe si rrjedhim, mundësia për t’u prekur nga viruset, apo mikrobet, është më e madhe. Prandaj për të gjitha nënat këshillohet që, për të parandaluar sëmundjet virusale, është e domosdoshme që fëmija të mos dalë në orët e nxehta të mesditës, si edhe të mbahet në ambiente të lagështa.
Për sëmundjet gastrointensinale, masa numër një që duhet marrë, është sigurimi i një higjiene sa më të mirë personale, si edhe të ambientit ku mbahet fëmija. Do të ishte mirë që uji që i jepet fëmijës të jetë i sterilizuar, i zierë, për të eliminuar mikrobet e mundshme që mund të ketë. Shumë kujdes duhet pasur me ushqimet që ato të mos jenë të ndenjura, të mbahen në frigorifer dhe sidomos perimet, apo frutat, të pastrohen me ujë të bollshëm.
Një tjetër shkaktar infeksioni, mund të jenë edhe insektet, kryesisht, mizat dhe mushkonjat, të cilat në periudhën e verës janë më të shumta dhe duhen luftuar. Po kështu nënat duhet të kenë shumë kujdes për fëmijët e tyre, në plazh, pasi marrja e një infeksioni të lëkurës, është tepër i mundshëm. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët
Ngjyrat ideale të flokëve gjatë sezonit dimëror për brunet
U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori
Disa ide se si të visheni bukur gjatë stinës së vjeshtës
Fakte për hollimin dhe rritjen e flokëve
Sa zgjat ovulacioni dhe kur mund të mbetem shtatzënë?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme