LAJMI I FUNDIT:

Çrregullimet e të artikuluarit dhe fonologjisë

Çrregullimet e të artikuluarit dhe fonologjisë

Janë çrregullime të të folurit të karakterizuara me vështirësi në prodhimin e saktë të tingujve foljor.

Dr. sci. Ardita A. Devolli,
logopede
tel. 044 123 449

Disa ekspertë bëjnë dallimin në mes të nocionit vështirësi në prodhimin e një apo më shumë tingujve pa rregulla burimore apo prejardhje dhe nocionit çrregullime fonologjike (dyslalia) që përfshijnë dëmtimin e kuptueshmërisë së gjuhës së folur. Ndërsa ekspertët tjerë nuk bëjnë dallime të tilla duke konsideruar se të dy nocionet kanë të bëjnë me grupin e çrregullimeve të të folurit pa devijime strukturore apo probleme të kontrollit neuromotorik. Konsiderohet si kategori e përgjithshme (e zakonshme) diagnostikuese, veçanërisht tek fëmijët shkollorë. Përbëjnë përafërsisht 32% të të gjitha çrregullimeve të komunikimit. Shpesh ndërlidhen me çrregullimet e gjuhës. Në disa raste çrregullimet funksionale të artikulimit mund të vazhdojnë edhe në moshën madhore, prandaj disa autorë janë të mendimit se fëmijët me këto çrregullime mund të kenë probleme të vogla neuromotorike.


Faktorët që ndërlidhen me çrregullimet e të artikuluarit janë: mosha, gjinia, gjendja socio-ekonomike, faktorët familjar apo gjenetik, çrregullimet e personalitetit apo emocionale, inteligjenca, zbatimi i detyrave akademike, ndryshimet strukturore në mekanizmin foljor, faktorët oral-senzorik, humbja e të dëgjuarit, shkathtësitë motorike, pozita e gjuhës, shkathtësitë e të dalluarit auditiv të tingujve foljor dhe shkathtësitë gjuhësore.

Çrregullimet e të artikuluarit shfaqen përmes: omisioneve (mungesave), substi-tucioneve (zëvendësimeve), distorzioneve (shtrembërimeve), shtesave, pazëshmërive të tingujve, pastaj shqiptimit – ballor (frontal) dhe anësor (lateral) gjuhësor, buzorë (labial), hundor (nazal), fytor (fariengeal), jo të mprehtë (strident), si dhe gabimeve në shqiptimin e tingullit inicial, medial dhe final si dhe atij intervokal.

Objektivat e vlerësimit kanë të bëjnë me vlerësimin e:
* punës së artikulatorëve përgjatë shqiptimit të fjalëve të veçanta dhe bisedës në përgjithësi;
* prezencës së proceseve fonologjike të cilat mund të ndihmojnë në përcaktimin e gabimeve;
* funksionimit të fëmijës krahasuar me normat zhvillimore;
* aktivizimit të tingujve të çrregulluar;
* identifikimit të qëllimeve potenciale të trajtimit;
* vlerësimin e efekteve të trajtimit përmes matjeve të përsëritura.

Sipas Hegde (1997), mënyra e përgjithshme e trajtimit të çrregullimeve të artikulimit është:
* vlerësimi i artikulimit;
* seleksionimi dhe grupimi i tingujve foljor për modifikim;
* përgatitja e materialeve stimuluese (vizatimeve, objekteve, etj.) dhe e detyrave në lidhje me tingujt e caktuar në fjalë, fraza dhe fjali;
* ushtrimi i tingujve në nivelin e rrokjeve dhe fjalëve duke përdorur instruksionet, demonstrimet, modelimet, etj.;
* përdorimi i fjalëve (150 fjalë) me tërë tingujt e çrregulluar;
* përforcimi i përgjigjeve të sakta;
* përdorimi i riveprimit korrigjues (“corrective feedback”) për përgjigje të pasakta; i pushimit dhe i dënimit me marrje të “pullave”;
* ushtrimi i stimulueseve të reja dhe të vjetra;
* ndërlikueshmëria e përgjigjeve (prej rrokjeve në fjalë, fjalëve në fraza; frazave në fjali);
* ushtrimi i shqiptimit të saktë të tingujve në fjali dhe në të folurit natyror;
* ushtrimet në vendet e ndryshme: klasë, shtëpi, etj.;
* ushtrimi i anëtarëve të familjes, mësuesve dhe shokëve në përforcimin e shqiptimit të rregullt në mjediset e zakonshme;
* mësimi i personit për vetë – kontroll me qëllim të shqiptimit të drejtë të tingujve;
* përcjellja dhe sigurimi i trajtimit përkrahës pasi që shqiptimi i saktë dhe të folurit përgjatë bisedave të jetë nën 90% të saktësisë.

Sa i përket diagnozës diferenciale duhet theksuar dallimin në mes të çrregullimeve të artikulimit dhe apraksisë zhvillimore të të folurit, dizartrisë me paralizë cerebrale, të çrregullimeve në artikulim si pasojë e dëmtimit të të dëgjuarit dhe retardimit mental, si dhe çrregullimeve emocionale.

Prognoza apo parashikimi i rehabilitimit të çrregullimeve në artikulim në përgjithësi është e mirë; tek shumica e fëmijëve me çrregullime të këtilla shkathtësitë e të artikuluarit përmirësohen përgjatë trajtimit sistematik. Mirëpo, nuk duhet harruar faktin se prania e variablave siç janë: dëmtimi i të dëgjuarit, retardimi mental, paaftësia fizike, faktorët negativ të mjedisit dhe pamjaftueshmëritë (deficitet) senzorike mund të ndikojnë në shpejtësinë e përmirësimit dhe rezultatin final. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori

U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori

Femra
Sa fiton Kate Middleton: Pasuria e Mbretëreshës së ardhshme, është ende larg burrit të saj

Sa fiton Kate Middleton: Pasuria e Mbretëreshës së ardhshme, është ende larg burrit të saj

Femra
Modeli i patejkalueshëm i çizmeve është i njohur edhe këtë sezon dhe ja si mund t'i kombinoni gjatë vjeshtës

Modeli i patejkalueshëm i çizmeve është i njohur edhe këtë sezon dhe ja si mund t'i kombinoni gjatë vjeshtës

Moda
Këto tri modele flokësh mund t'i bëni vetë: Janë të thjeshta, efektive dhe trendi më i madh i këtij sezoni!

Këto tri modele flokësh mund t'i bëni vetë: Janë të thjeshta, efektive dhe trendi më i madh i këtij sezoni!

Flokë dhe stil
Pse foshnjat shpesh kanë hundë të bllokuara dhe si mund t'i ndihmoni?

Pse foshnjat shpesh kanë hundë të bllokuara dhe si mund t'i ndihmoni?

Këshilla për prindër
Përse shfaqen puçrrat në majë të kokës dhe si t’i eliminojmë?

Përse shfaqen puçrrat në majë të kokës dhe si t’i eliminojmë?

Kujdesi për lëkurën dhe trupin
Kalo në kategori