Kollitjet janë simptomat më të shpeshta të sëmundjeve fëmijërore dhe, megjithëse kanë një zë të keq nganjëherë, ato nuk janë simptoma të ndonjë gjendje serioze.
Në fakt kollitja është një refleks, i cili ndihmon pastrimin e rrugëve të frymëmarrjes në fyt dhe në gjoks. Megjithatë ndonjëherë për shkak të kollitjes fëmija duhet të paraqitet te mjeku. Duke njohur llojet e ndryshme të kollitjeve do t’ju ndihmojë t’i kontrolloni ato dhe të dini kur të thirrni mjekun.
Llojet dhe domethëniet e kollitjeve
Kollitja “ulërimë” Është pasojë e inflamacioneve ose ënjtjeve në rrugët e sipërme të frymëmarrjes. Zakonisht shkaktohet nga inflamacionet e laringut dhe trakesë, që mund të shkaktohen nga alergjitë, ndryshimet në temperaturë gjatë natës, apo mund të jetë edhe si pasojë e ndonjë infeksioni viral. Mund të ndodh papritur në mes të natës kur fëmija është duke fjetur.
Kolla e mirë
Është emër, i cili i referohet pertussisit, infeksion i traktit respirator i shkaktuar nga bakterja Bordetella Pertussis. Sëmundja karakterizohet me disa kollitje të cilat përfundojnë me britma kur fëmija merr frymë. Simptomat tjera të pertussisit përfshijnë shkuarje të hunëve, teshtitjet, kollë të butë dhe ethe.
Kolla me gulçitje
Kur kolla shoqërohet me një zë gulçimës kur fëmija e nxjerr frymën, është shenjë e inflamimit të rrugëve të poshtme të frymëmarrjes. Po ashtu ekziston mundësia, sidomos te fëmijët e vegjël, që rrugët e poshtme të jenë të bllokuara nga ndonjë trup i huaj ose mukus nga ndonjë infeksion respirator.
Kollitja gjatë natës
Shumica e kollitjeve përkeqësohen gjatë natës për shkak se sekreti nga hunda dhe sinuset kalon në fyt duke ngacmuar refleksin e kollitjes përderisa fëmija është i shtrirë. Astma po ashtu mund të shkaktojë kollitje gjatë natës sepse rrugët e frymëmarrjes janë më të ndjeshme dhe më të ngacmueshme gjatë natës.
Kollitja gjatë ditës
Alergjitë, astma, ftohja dhe infeksionet e tjera respiratore janë shkaktarët e zakonshëm të kollitjes gjatë ditës. Ajri i ftohtë i përkeqëson këto kollitje, të cilat zakonisht zhduken kur fëmija është në gjumë ose duke pushuar.
Është mire të keni kujdes nga ftohësit e ajrit, kafshët shtëpiake ose duhani të mos e shkaktojnë kollitjen e fëmijës suaj.
Kolla me vjellje
Fëmijët zakonisht kollin aq shumë saqë nxisin refleksin e vjelljes. Shpesh kjo nuk
paraqet shenjë alarmi nëse vjellja nuk vazhdon. Gjithashtu, nëse fëmija juaj ka kollë nga ftohja ose astma, mund të ketë shumë mukus i cili shkon në lukth dhe shkakton mundim.
Kolla me ethe
Nëse fëmija juaj ka kollë, temperaturë mesatare dhe rrjedhje nga hundët, ekzistojnë mundësitë që të jetë ftohur. Por, kollitja me temperaturë 39 gradë Celsius ose më lartë nënkupton se fëmija është i prekur nga pneumonia, sidomos nëse fëmija juaj është i plogët dhe merr frymë shpesh. Në këto raste duhet ta çoni te mjeku.
Kolla e vazhdueshme
Kollitjet e shkaktuara nga ftohjet mund të zgjasin me javë, veçanërisht nëse fëmija juaj ftohet shpesh. Astma, alergjitë ose ndonjë infeksion kronik në sinuse ose rrugët e frymëmarrjes, mund të jenë po ashtu përgjegjës për këto kollitje që zgjasin. Nëse kolla zgjat tre javë, dërgojeni fëmijën tuaj te mjeku. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët
Disa ide se si të visheni bukur gjatë stinës së vjeshtës
U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori
Cikli menstrual dy herë në muaj: Shtatë shkaktarët e këtij fenomeni
Ide për thonjtë, pesë trendet që do të dominojnë këtë dimër
Tre veprime të meshkujve që e duan dhe respektojnë vërtet partneren e tyre
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme