Shpeshtësia e obezitetit në fëmijë sa vjen dhe rritet. Studimet e fundit tregojnë një rritje dhe të shpeshtësisë së mbipeshës. Nuk ekziston një rrugë e shkurtër dhe e thjeshtë për të ndihmuar fëmijën tua të bjerë nga pesha. Ndaj nevojitet një modifikim afatgjatë i mënyrës së jetesës dhe asaj të ushqyerjes së fëmijës, çka kërkon përfshirjen e tyre në strukturën e familjes. Por si të realizohet? Më poshtë renditen disa këshilla…
Dr. Niketa Koliqi, pediatër
Përcakto qëllime realiste për fëmijën tuaj
Fëmija juaj është ende duke u rritur dhe ndoshta është më mirë ta ndihmoni atë ta mbajë peshën se sa ta humbasë. Në qoftë se gjatë zgjatjes, bebi nuk shton në peshë, natyrisht ai do të dobësohet. Prandaj, një rënie në peshë prej rreth 450 gramë në javë, për fëmijët obezë, do të ishte e kënaqshme, për të mos dëmtuar rritjen e fëmijës. Ajo që ka rëndësi është që fëmija juaj të përshtatet me mënyrën e re të jetesës.
Inkurajo aktivitetet fizike
Çdo lloj aktiviteti aerobik mund të ndihmoje fëmijën tuaj të harxhoje kaloritë e tepërta. Ecja sportive, marshimet, ecja me biçikletë, patina etj., janë mënyra shumë të mira për të djegur kaloritë e tepërta. Ju gjithashtu duhet ta inkurajoni fëmijën tuaj të bëjë një jetë aktive, si p.sh.: të ngjitet nga shkallët dhe të mos përdorë ashensorin, të ecë në këmbë dhe jo me makinë për te shtëpitë e miqve të tij, etj.
Zgjidh ushqime të shëndetshme dhe të ushqyeshme
Inkurajo fëmijën të hajë tre vakte jo të bollshme dhe 2 vakte të ndërmjetme të vogla, në mënyrë që ai të mos qëndrojë gjatë pa ngrënë që të ndihet i uritur, çka do ta zemëronte atë. Siguroji sasi të bollshme frutash dhe perimesh dhe inkurajoje të pijë ujë në sasi të bollshme. Një portokall jo vetëm që ka më pak kalori se sa një gotë me lëng portokalli, por duke pasur fibra, e ndihmon fëmijën tuaj të ndihet i ngopur dhe për rrjedhojë i kënaqur. Jepi ushqime me pak yndyrë, si: qumësht i skremuar, jogurtë apo djathëra me pak yndyrë. Kokoshkat ose gjevrekët janë një zgjedhje shumë më e mirë se patatinat, biskotat apo petullat.
Ndrysho mënyrën e të ushqyerit të familjes
Inkurajo fëmijën që të ushqehet vetëm kur është i uritur dhe mos ta shohë ngrënien si aktivitet. Shërbeji vaktet e familjes vetëm në kuzhinë ose në dhomën e ndenjjes, pa kryer asnjë veprimtari tjetër, siç është të parit e televizorit. Në qoftë se fëmija juaj ha duke parë televizor, ai mund të haje aq shumë sa të mbingopet.
Provo të ndryshosh mënyrën e sjelljes
Një "sistem shpërblimi" mund ta ndihmojë fëmijën tuaj për të qenë më i motivuar për të zbatuar dietën e tij. Për shembull: në qoftë se ai pi ujë në vend të koka-kolës për një javë, shpërbleje atë duke e lejuar të bëjë diçka që i pëlqen apo duke i blerë një lodër. Asnjëherë mos e shpërble me ushqime!
Kontrolloje rregullisht te pediatri
Dërgoje fëmijën çdo 2 javë tek mjeku për kontroll të peshës dhe, në qoftë se nevojitet, edhe për ekzaminim të gjakut. Nuk këshillohet peshimi i përditshëm, pasi ndryshimet ose jo të peshës i shtojnë stresin fëmijës.
Përkrahe dhe mbështete
Është mjaft e rëndësishme që gjithë familja të ndryshojë mënyrën e ushqyerjes për ta ndihmuar atë. Sigurohu që të mos mbani ushqime të mbetura në shtëpi. Mbaj në frigorifer karota, selino, fruta. Gatuaj ushqime të shëndetshme dhe me pak yndyrë për të gjithë familjen. Dhe mbi të gjitha: mbështete dhe jepi kurajë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët
Disa ide se si të visheni bukur gjatë stinës së vjeshtës
U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori
Cikli menstrual dy herë në muaj: Shtatë shkaktarët e këtij fenomeni
Ide për thonjtë, pesë trendet që do të dominojnë këtë dimër
Tre veprime të meshkujve që e duan dhe respektojnë vërtet partneren e tyre
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme