LAJMI I FUNDIT:

Dislipidemia, diagnostikimi dhe komplikimet

Dislipidemia, diagnostikimi dhe komplikimet

Në qoftë se një pacient ka vlera të larta të yndyrave, thuhet që është dislipidemik. Monitorimi i terapisë është një komponentë shumë i rëndësishëm në menaxhimin e pacientëve me dislipidemi.

Dr.Bekim Mala
Kardiolog
Spitali Amerikan Prishtinë
Hajvali, km 7, Republika e Kosovës
tel: 038 221 661 dhe 045 500 910
email: bekim.mala@spitaliamerikan.com

Kolesteroli është një substancë e butë, e yndyrshme, i cili prodhohet në mëlçi dhe gjendet në gjak dhe në tërë qelizat e trupit. Është normale që të kemi kolesterol me qëllim që organizmi ynë të funksionojë mirë.

Kolesteroli kontribuon në formimin e mureve të qelizave, të disa hormoneve dhe e siguron energjinë e nevojshme për organizmin. Me siguri keni dëgjuar për fjalën lipide, kjo tregon për të gjitha substancat e yndyrshme në gjak, ku përfshihet jo vetëm kolesteroli, por dhe trigliceridet. Në qoftë se një pacient ka vlera të larta të yndyrave thuhet që është dislipidemik. Dislipidemit zhvillohen si një reaksion i faktorëve gjenetik (familjar)dhe/ ose ambiental (ushqimi). Depozitimi i yndyrnave në paretin arterial është shkaktari kryesor për proceset e arterosklerozës, për këtë arsye korrektimi terapeutik ka rëndësi të veçantë për parandalimin e komplikimeve kardiovaskulare, cerebrale dhe periferike.


Çfarë është dislipidemia
Dislipidemitë janë të përcaktuara si ç‘rregullime kontative dhe kualitative të metabolizmit të liporoteinaveplasmatike, e cila manifestohet përmes rritjes apo uljes së vlerave të lipideve në gjak. Në mjekësi përdoret më së shumti termi hiper hipolipidemi. Hiperlipidemia është rritja apo ulja e vlerave të kolesterolit dhe triglicerideve mbi vlerën normale. HDL (High Density Lipoproteins) lipoprotein me densitet të lartë, transporton retrograde kolesterolin nga qelizat periferike në mëlçi. LDL (Low Density Lipoproteins) lipoprotein me densitet shumë të ulët, bëjnë ngarkesën e qelizave periferike me kolesterol. VLDL (Very Low Density Lipoproteins) lipoproteina me densitet shumë të ulët, bëjnë transportimin e triglicerideve endogjene.Pse është i keq kolesteroli?
Rritja e sasisë të kolesterolit në gjak quhet hiperkolesterolemi. Kolesteroli i tepërt vendoset në muret e enëve të gjakut, të cilat e ushqejnë zemrën , trurin dhe organet e tjera. Formohen disa depozitime të forta, që ulin elasticitetin e enëve të gjakut, të cilat trashen dhe ngurtësohen. Ky proces njihet si arterosklerozë dhe shkakton ngushtimin e enëve të gjakut, duke vështirësuar qarkullimin e gjakut . Në qoftë se mpiksja e gjakut formohet në brendësi apo në sipërfaqe të pllakës arterosklerotike, arteria mbyllet dhe shkaktohet infarkti i miokardit ose goditja e enëve të trurit.

Nga vjen kolesteroli
Yndyrat (kolesteroli total, LDL kolesteroli, VLDL kolesteroli) dhe trigliceridet vijnë nga dy burime.
• 75% ka prejardhjen nga mëlçia, veçanërisht nga yndyrat e ushqimit
• 25% ka prejardhjen direkte nga ushqimi

Kush duhet të kryej matjen e yndyrave
Të gjithë personat që kanë mbi 20 vjeç, minimumi një herë në 5 vjet . Duhet të keni parasysh që edhe personat e dobët mund të kenë kolesterolin e lartë. Disa prej tyre duhet të bëjnë më shpesh matjen e kolesterolit:
• Personat që dihen me nivele të larta të kolesterolit
• Personat mbi peshë
• Personat të cilët nuk bëjnë sport
• Personat të cilët përdorin ushqime me shumë yndyrë dhe me pak fruta
• Meshkuj mbi 55 vjeç dhe femrat pas menopauzës
• Personat, të cilët janë të njohur me sëmundje të diabetit ose hipertension arterial
• Personat, të cilët janë të njohur me sëmundje të zemrës, trurit, arterieve periferike
• Personat, të cilët vijnë nga familjet me sëmundjet kardiovaskulare
• Personat, të cilët vijnë nga familje që kanë një defekt gjenetik (trashëgimi) për prodhimin ose eliminimin e kolesterolit, e cila karakterizohet me rritje të madhe të kolesterolit në gjak ( hiperkolesterolemi familjare) dhe që kanë një rrezik të lartë për sëmundjet kardiovaskulare te moshat e reja.Cilët janë faktorët e rrezikut kardiovaskular
Faktorët e rrezikut kardiovaskular (HTA, dislipidemit, duhani, mosha mbi 50 vjet, gjinia mashkullore, sëmundja e sheqerit, të dhënat familjare pozitive për sëmundjet kardiovaskulare ) rrisin rrezikun që të prekeni nga ndonjë sëmundje kardiovaskulare, të manifestuar më së shpeshti në formë të kardiopatisë iskemike , infarkt të miokardit. Kolesteroli është një ndër faktorët më të rëndësishëm të rrezikut kardiovaskular. Duhet të theksojmë se rreziku juaj më i madh për sëmundjet kardiovaskulare është nëse keni faktorë të rrezikut.

Çfarë duhet të bëje nëse e kam kolesterolin e lartë?
Ndryshini stilin e jetesës. Është me rëndësi të madhe në të shumtën e rasteve dhe është e mjaftueshme që të bëhet parandalimi i rritjes së kolesterolit në gjak dhe paraqitja e sëmundjeve kardiovaskulare.
Të evitoni apo lini duhanin. Tymi i cigares është një ndër faktorët më të rëndësishëm kardiovaskularë. Jo duhanpirësit, edhe ata mund të eksponohen në qoftë se marrin pjesë në mënyrë pasive në tymin e cigareve. Rreziku te duhanpirësit për sëmundje kardiovaskulare ulet me ndërprerjen e duhanit.
Ushqim të shëndetshëm. Duhet që ushqimi të jetë i shëndetshëm dhe më pak i yndyrshëm dhe që të mos i kalojë 25-35% nga numri total i kalorive brenda ditës. Është e rëndësishme që të bëhet një kulturë në familje për t’u ushqyer shëndetshëm që fëmijët dhe të rinjtë të mos shtojnë peshë që të shkaktojë më vonë sëmundje të rënda.

Llojet e yndyrave
Faktor me rëndësi që e influencon rritjen e kolesterolit në gjak janë yndyrat të marra nga ushqimi.
Yndyrat e pangopura: Kanë efekt në uljen e kolesterolit të keq (LDL-kolesterol) dhe ngritjen e kolesterolit të mirë (HDL-kolesterol). Këto yndyrna gjenden në lajthia, arra, kikirik, ullinj, susam, vaj ulliri, vaj nga susam, gjalpë, lulen e diellit, misër, soje, peshk etj.
Yndyrat të pangopura ”TRANS’’: bëjnë pjesë në grupin e yndyrnave të pangopura, por të këqija të cilat e rrisin LDL kolesterolin dhe bëjnë uljen e HDL kolesterolit. Ky lloj i yndyrave gjendet në: vaj, në ushqimet të llojit fast-food, patate të skuqura, vajra gjysmë të hidrogjenizuara etj.
Yndyrat e ngopura: janë yndyra të cilat gjenden në (mishin e kuq, qumësht, gjalpë, djathë, akullore, çokollatë, vaji nga kokosi, qumësht të kokosit). Këto yndyra rrisin po aq sa nivelin e yndyrave të mira dhe atyre të këqija.Si e trajtojmë rritjen e yndyrave (Dislipideminë)
Qëllimi kryesor i terapisë është që yndyrat t’i mbajmë në kufij të normales.
Trajtimi bëhet me anë të rekomandimeve dhe me anë të terapisë.
Më shumë ushtrime fizike: është vërtetuar që ushtrimet fizike të rregullta e zvogëlojnë 6% kolesterolin total, 10% LDL kolesterolin dhe bën rritjen me 5% të HDL kolesterolit, këto ulje janë vërejtur më shpesh tek personat, të cilët edhe kanë rënë në peshë. Kujdesi në mënyrën e të ushqyerit (dietë alimentare): Ushqimi është një ndër faktorët më të rëndësishëm në arterosklerozë. Ushqimi me prejardhje shtazore (i bollshëm në yndyra) dhe ëmbëlsirat janë ngushtësisht të lidhura me paraqitjen e sëmundjeve kardiovaskulare (ushqim të tipit oksidental), ky lloj ushqimi e rrit nivelin e kolesterolit total, LDL kolesterolit, triglicerideve. Ushqimi i pasur perime ,fruta dhe peshku (ushqim mesdhetarë) e ulin paraqitjen e sëmundjeve kardiovaskulare.

Grupet e barnave të cilat mund të përdoren në terapi të kombinuar janë:
Fiksante të acideve bilare (colestiramin, colestipol). Rekomandohen te dislipidemitë tip 2a dhe 2b të cilat përdoren në hiperkolesteromi. Fibratet (bezafibrat, klofibrat, fenofibrat, gemfibrozil). Rekomandohen te dislipidemitë tip II,III,IV,V dhe mund të përdoren edhe në kombinim me statinet. Acidi nikotinik dhe derivatet e tij (acipimox, nikofuranose, acid nikotinik). Rekomandohen më së shumti në dislipidemitë gjenetike. Lipoproteinet antioksidante është e identifikuar te hiperkolesterolemia dhe mbas PTCA. Statinet (fluvastatin, lovostatin, pravastatin, simvastatin). Rekomandohen te dislippidemitë tip IIa dhe IIb, te hiperkolesterolemia mesatarisht e rritur dhe tea to të rëndat.

Konkluzion
Dëshiroj që informacionet e ofruara nga ky material t’ju bindin për rrezikun që shkaktojnë dislipidemitë (rritja e yndyrave). Monitorimi i terapisë është një komponentë shumë i rëndësishëm në menaxhimin e pacientëve me dislipidemi. Me anë të terapisë adekuate dhe në kohën e duhur bëhet: ngadalësimi i avancimit të sëmundjes arterosklerotike, ruajtjen e anatomisë së murit të arteries, me qëllim që të mos dëmtohet nga proceset arterosklerotike, uljen e mungesës së qëndrueshmërisë të pllakave ateromatoze, rishtas të formuar me anë të uljes së formimit të bërthamës së madhe lipidike, uljen e aderimit plaketar me ulje të rrezikut për trombozë dhe rregullimin apo përmirësimin e funksionit endotelial. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori