Botoksi , në mjekësi, përdoret te paralizat spastike dhe neuralgjitë, tek migrena, në neurologji, në oftalmologji-për strabizëm, në gjinekologji te spazma, në dermatologji te hyperhidrosa (djersitja e tepruar nën sqetulla, në shuplaka dhe shputa, ndërsa në estetikë, aplikohet çdo ditë e më tepër.
dr. Shkëndije Dobruna,
Dermatologe dhe kirurge e lëkurës
044 161 317
shkendijad@gmail.com
Botulinum toxin është një helm fascinues i prodhuar nga bakteri anaerob Clostridium Botulinum. Që të përdoret në mjekësi duhet së pari të izolohet, pastrohet dhe stabilizohet në laborator special.
Ekzistojnë 7 forma të toksinës antigjenike të botoksit nga të cilat më e përshtatshmja dhe më e përdorura është tipi A. Injektimi i saj bëhet në muskuj sipërfaqësorë me ç’rast duke bllokuar funksionin e fijeve të (përzgjedhura) të tyre, arrihet relaksimi. Duhet të kuptohet se efekti i saj nuk vërehet menjëherë pas injektimit.
Shenjat e para mund të vërehen pas 48 orëve të para dhe maksimumin e arrin pas 2-3 javësh. Varësisht nga fortësia e muskulit të trajtuar dhe dozës së përdorur ky efekt zgjat për 4- 6 muaj.
Botoksi ka gjetur përdorim si në mjekësi ashtu edhe në estetikë.
Në mjekësi përdoret te paralizat spastike dhe neuralgjitë, tek migrena, në neurologji, në oftalmologji-për strabizëm, në gjinekologji te spazma, në dermatologji te hyperhidrosa (djersitja e tepruar nën sqetulla, në shuplaka dhe shputa, ndërsa në estetikë aplikohet çdo ditë e më tepër.
Gazetat botërore gati sa bëjnë garë ditore për numrin e artikujve për botoksin edhe përdoruesit e tyre duke i përmendur edhe emrat e mjekëve me performancë më të mirë dhe numër më të madh të klientëve e sidomos VIP-ave.
Botoksi aplikohet për të eliminuar rrudhat e fytyrës dhe atë kryesisht të mimikës, si, të mrrolurit, të qeshjes, rrudhat në hundë, në qafë. Pastaj përdoret për ngritje vetullash, për ngritje të majës së hundës, këndit të buzëve që japin pamjen dëshpëruese, e deri të mbulimi i mishit të dhëmbëve (gingivave), d.m.th. përmirësimin e të qeshurit të quajtur “Gummy smile”. Poashtu me botoks mund të arrihet një lifting i fytyrës në përgjithësi duke i përmirësuar vijat e fytyrës.
Sa i përket djersitjes së tepruar, është një nga metodat më të preferuara në nivelin e meshkujve afaristë dhe të angazhuar në punën e tyre stresuese dhe tek ata që janë vazhdimisht para kamerave që u tregon djersitjen e tepruar. Me injektimin e botoksit, arrihet që djersitja të reduktohet ose edhe të minimizohet në atë mënyrë që ata persona të funksionojnë si personat tjerë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale