Dr.Lendita Islami-Nallbani,
specialiste e kirurgjisë orale
www.medident-ks.com
Çfarë janë implantet dentare?
Implantet janë elemente në formë të rrënjës (foto 1) që kompensojnë dhëmbin e humbur dhe shërbejnë si bazë për vendosjen e kurorave të porcelanit, urave të porcelanit dhe protezave me bazë akrilik. Përbërja e implanteve dentare është titaniumi i pastër i shkallës së 5-të, gjithashtu dhe implantet me përbërje TI6AL4V, ku përpos titaniumit kanë edhe alumin dhe vanadiumin në përbërjen e tyre ( titanium – 6%, aluminium – 4%, vanadium). Ishte prof. Per-Ingvar Branemark nga Suedia, i cili zbulon se titaniumi është materiali më biokompatibil për kockën, janë bërë disa vite hulumtime për të vërtetuar biokompatibilitetin e titaniumit, më 1970 bëhet edhe vendosja e implantit të parë nga Branemark, vit i cili shënon dhe fillimin e historisë moderne të implanteve dentare.
Foto 1. Krahasim dhëmbë – implant
Pse është me rëndësi të kompensoni dhëmbët që ju mungojnë?
Ekzistojnë shumë arsye pse është me rëndësi t’i kompensoni dhëmbët që ju mungojnë:
• Nëse keni të gjithë dhëmbët do të keni më shumë vetëbesim.
• Kur dhëmbët janë të humbur, vendi ku kanë qenë dhëmbët në nofull fillon të tërhiqet dhe me kohë mund të humbni aq shumë kockë të disponueshme për vendosjen e implanteve, sa që do të ju nevojitet intervenim kirurgjik për kompensimin e kockës, me kockë artificiale.
• Humbja e dhëmbëve ndikon ne kualitetin e përtypjes dhe përzgjedhjen e ushqimit, shumë njerëzve të cilëve ju mungojnë dhëmbët nuk janë mirë të ushqyer, kjo mund të ndikoj në gjendjen e tyre shëndetësore.
• Humbja e dhëmbëve ndryshon kafshimin tuaj, ndryshimi i kafshimit tuaj të sjell deri te problemet me nyjën e nofullës tuaj.
• Humbja e dhëmbëve sjell deri te ndryshimet në të folur dhe gjithashtu ndikon në vetëbesimin tuaj.
Kush është kandidat potencial për vendosjen e implanteve dentare?
Pacientët cilët kanë shëndet të mirë oral dhe të përgjithshëm të cilët kanë humbur në mënyrë aksidentale një apo më shumë dhëmbë janë kandidat potencial, ndërsa ekzistojnë një numër i caktuar i sëmundjeve dhe gjendjeve tek të cilët është e kundërindikuar vendosja e implanteve, kujdesi i dobët i higjienës orale, konsumimi i tepruar i alkoolit dhe duhanit dhe pacientët me imunitet të kompromituar.
Si realizohet vendosja e implanteve dentare dhe sa zgjat procedura e vendosjes?
Faza e parë është, implanti dentar i cili duket si një vidë apo cilindër (Foto 3), vendoset në kockë d.m.th. në vendin ku mungon dhëmbi (foto 2), pastaj në kohë prej 2 deri në 6 muajve implantet lihen në kockë që të bëhet lidhja në mes të kockës dhe implantit në nivel qelizor (i ashtuquajtur osteointegrim). E tërë procedura fillestare e vendosjes zgjatë prej 30-60 minuta varësisht prej numrit të implanteve që ka për t’u vendos.
Faza e dytë, realizohet pas 2-6 muajve pasi të jetë bërë lidhja kockë-implant, kjo faze është e nevojshme për zbulimin e implantit dhe vendosjen e pjesës, i ashtuquajtur Abutment (foto 4) që lidh punimin protetikor me trupin e implantit.
Foto 2. Vendi ku mungon dhëmbi
Foto 3: Vendosja e Implantit
Foto 4: Vendosja e Abutmentit
Foto 5: Vendosja e punimit protetikor
Sa gjatë qëndrojnë implantet dentare?
Implantet dentare janë përdorur për 30 vjet për të zëvendësuar dhëmbët që mungojnë. Ato mund të qëndrojnë tërë jetën varësisht sa i kushtoni kujdes shëndetit oral pas vendosjes. Si çdo restaurim tjetër stomatologjik edhe implant-dhëmbi i ardhshëm i juaj mund të dëmtohen nga trauma të ndryshme dhe të afektohen nga sëmundja e mishit të dhëmbëve.
Hulumtimet e fundit tregojnë një mesatare të qëndrueshmërisë së implanteve prej së paku 10 vitesh!
Foto 6. Vendi ku mungojnë dhëmbët
Foto 7. Vendosja e implantit
Foto 8. Vendosja e Abutmentit
Foto 9. Vendosja e punimit protetikor
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale