Vajzat përdorin seksin për të marrë dashuri. Djemtë përdorin dashurinë për të marrë seks.
Abdirahim Idrizi
Poliklinika “Galaxy”
abdirahimidrizi@gmail.com
Pas martesës, gruaja e mori atë që e deshi, burrin – përkushtimin e burrit. Prandaj, ajo nuk ka pse të përdorë seksin më për ta marrë atë (se e mori atë që deshi, martesën).
Dëshira e flaktë e mashkullit është për ta kontrolluar ereksionin, për t’u mburrur si mashkull, për të qenë optimist i kënaqësisë së përkryer. Feministet e viteve shtatëdhjetë kërkojnë një të drejtë të re të arsyeshme për kënaqësinë e gjinisë femërore.
Jetojmë në një shoqëri e cila nuk do të lodhet e as të ndiejë dhembje, pra është e paaftë për të ndier dashurinë e vërtetë. Një sondazh tregon se në 100 persona, vetëm 21 prej tyre i japin rëndësi kënaqësisë, një mesatare që rritet me rritjen e moshës: 81 për qind midis moshës 32 dhe 50 vjeçare, ndërsa kërkimi i kënaqësisë bëhet më i shpeshtë pas moshës 38-vjeçare.
Për të rinjtë (veçanërisht për femrat) kënaqësia është gati-gati dhimbje, pasi ka një konflikt të lartë të çiftit, ndihen të gjykuar dhe gjykojnë. Në shtrat i japin vërejte njëri-tjetrit, nota (e di si e çfarë je duke bërë).
Një studim mbi farmacistët dhe mjekët, të cilët u japin “Viagra” edhe më të rinjve në moshë, tregon se 9 për qind e të intervistuarve që e përdorin atë në dy vjetët e fundit janë kundër, shpjegon Mario Pekimino, sociolog.
Marrëdhëniet e para të rinjtë i kanë nga mosha 18-19 vjeç, te djemtë, dhe 20-21 vjeç, te femrat. Kjo është një epokë, ku seksi është një nga mjetet konsumuese, ngaqë të ndiesh kënaqësi është një gjë serioze, e domosdoshme, këtë e vërtetojnë mjekët dhe psikologët.
Kënaqësia është thelbësore në jetën e çdo njeriu, ajo do të thotë jetë, energji, zhvillim i personit.
Një psikiatër i njohur nga Gjeneva, George Abraham, shpjegon se rritemi së bashku me kënaqësinë: “Rritemi ne, edhe kënaqësia rritet së bashku me ne”. Midis pacientëve të shumtë të tij është “edhe një çift”, “Ajo shumë ngadalë – ai shumë shpejt”.
Abraham shpjegon, të gjitha tentativat për të lokalizuar qendrat e kënaqësisë në tru, kanë shpënë në një rezultat të vetëm, kanë zbuluar se në nivelin cerebral janë të njëjta me dhembjen.
Kënaqësia e përkryer arrihet atëherë kur, në një marrëdhënie mes dy individëve, ka fantazi, ka pasion, pohojnë ekspertët. Në kuadër të marrëdhënieve të çiftit, meshkujt japin atë që duan vetë ata, po kështu bëjnë edhe femrat, por gabimisht. Që do të thotë se gabimisht e kanë bindur vetveten, jo për çfarë kërkon dhe ka nevojë partneri, por për çfarë dëshirojnë dhe çfarë duan vetë.
Kështu, secila palë i përmbahet bindjes se partneri tjetër ushqen të njëjtat dëshira dhe të njëjtat nevoja, gjë që u hap rrugë inateve dhe pakënaqësive.
Femra, për shembull, ka bindje se e dëshmon dashurinë e saj duke bërë kopsht me lule, duke shprehur interesim dhe dëshirë, kurse mashkulli, kur i kupton dëshirat dhe nevojat ndaj të drejtave të saj të arsyeshme, është për një marrëdhënie të japësh atë që ka nevojë partneri.
Një femër që ndihet e respektuar me arsye nuk do të hasë në vështirësi për t’i përcjellë partnerit të vet vlerësimin që ai e meriton. Kur femra i njeh të mirat, i vëren nevojat që vijnë nga përpjekjet e mashkullit dhe i vlerëson ato, ai ndihet i vlerësuar prej saj.
Një mashkull, që është i vetëdijshëm se vlerësohet nga partnerja, kupton se përpjekjet i tij nuk kanë shkuar kot. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPlutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për të gjetur dashurinë këtë vit
Parandaloni lagështinë në dritare me një truk pesë-minutësh
Pse nuk mund të buzëqeshim në foton e pasaportës?
Tre zgjidhje elegante për një jetë më të thjeshtë
Shenjat e horoskopit që nuk kujdesen për mendimet e të tjerëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje