Disa çifte shmangin seksin gjatë kohës së menstruacioneve. Pra, a ekzistojnë arsye për të cilat gjatë kësaj kohe nuk do të duhej të praktikohej seksi?
Edhe pse sot e gjithë kjo konsiderohet e parëndësishme dhe besëtyte, shumë çifte akoma shmangin seksin gjatë kohës së menstruacioneve, sepse nuk janë edhe aq të sigurt që ekzistojnë shkaqe të arsyeshme për t’u përmbajtur gjatë atyre ditëve. Ndërkaq, disa çifte nuk mund të shohin gjakun dhe, vetëm kur u shkon mendja që duhet të bëjnë seks në çarçafë të përgjakur, thjesht u bie terri syve
Mirëpo, a mund të jetë i rrezikshëm seksi për femrën dhe partnerin e saj gjatë kohës së menstruacioneve, apo kjo është edhe njëri ndër mitet që lidhen me ciklin mujor të secilës femër?
Seksi gjatë kohës së menstruacioneve mund të jetë edhe më i këndshëm
Seksi gjatë kohës së menstruacioneve vërtet nuk është aspak më i rrezikshëm se ai që praktikohet gjatë ditëve “të thata”. Pikërisht është e kundërta, seksi dhe orgazma relaksojnë muskujt, gjë që ndikon shumë mirë te femra po qe se ka dhembje menstruale. Penetrimi do të jetë dukshëm më i lehtë, sepse vagjina ka lagështi plotësuese, ndërkaq femra, për shkak të fryrjes së vagjinës dhe të klitorisit, përjeton orgazëm jashtëzakonisht intensiv.
Natyrisht, të dy duhet të bini dakord që të bëni seks kur jeni me periodat. Konsensusi duhet sepse pamja e gjakut, përlyerja e penisit me gjak, era dhe shija e gjakut, mund të mos pëlqehen nga njëri prej jush.Kur bëni seks me menstruacione duhet bërë kujdes për higjienën e aktit seksual. Gjaku është terren shumë i mirë ushqimor për mikrobet, ndaj dhe infeksionet mund të ngjiten më shpejt. Kondomi duhet të përdoret patjetër.
Nëse praktikoni seks me person të panjohur, gjithsesi rekomandohet mbrojtja nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme, madje edhe kur femra nuk i ka menstruacionet, apo kur nuk ka kurrfarë dëshmie që gjatë kohës së menstruacioneve sëmundjet seksuale mund të transmetohen në masë më të madhe.
Mbrojtja është e nevojshme edhe nga shtatzënia e padëshiruar. Pra, konsiderohet gabim që gjatë kohës së menstruacioneve femra nuk mund të mbetet shtatzënë, prandaj më mirë është që të mbroheni në mënyrë të përshtatshme sesa të rrezikoni.
Si të bëhet seksi në ditë të tilla
Sipas pikëpamjeve mjekësore, është me rëndësi mirëmbajtja e rregullt e higjienës trupore, aq më parë gjatë menstruacioneve, ndërrimi i rregullt i manareve pas pak orësh, aq më parë të tamponëve të cilët rekomandohet që të ndërrohen së paku çdo gjashtë orë. Larja e rregullt dhe bërja dush nuk shkaktojnë kurrfarë komplikimesh. Veshjet e brendshme duhet të jenë të pambukta dhe duhet ndërruar rregullisht, sikur edhe peshqirët.
Kur praktikoni seksin gjatë kohës së menstruacioneve, silluni njësoj si edhe gjatë seksit jashtë kohës së menstruacioneve.
A kanë më shumë dëshirë për seks femrat kur janë me menstruacione?
Kjo nuk dihet mirë. Por, dihet me siguri se gjatë ciklit menstrual, dëshira e gruas për seks, ndryshon në faza të ndryshme të ciklit. Kështu dihet mirë se gjatë ovulacionit, që korrespondon ditën e 14-të të ciklit, gratë duan më shumë seks. Kjo ndodh sepse çlirohet shumë estrogjen dhe shtohet tek gruaja testosteroni i cili rrit dëshirën për seks. Kjo është koha më e përshtatshme për ngjizje (fertilizim), ndaj dhe rritet dëshira për seks. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë kryqëzim i rrugëve që mundon shumë shoferë. Shikoni mirë, kush ka përparësi kalimi?
Nëse semaforët nuk funksionojnë, kush ka përparësi në kryqëzim? Vetëm shoferët më të mirë do ta dinë përgjigjen menjëherë
Si ka lindur “muaji i mjaltit”... Kush e veshi fustanin e parë të nusërisë?
Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare
Lajmet propaganduese në mungesë të gazetarisë konstruktive dhe inovative
Ndiqni rregullin 20/20 gjatë pastrimit, do t’ju kursej shumë hapësirë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe