Seksi me anë të telefonit, është bërë mënyrë e preferuar komunikimi për të shprehur ndjenjat e dashurisë, sidomos te çiftet që janë larg njëri-tjetrit.
Çfarë është seksi me anë të telefonit? Do të thotë të flasësh shkoqur në telefon për gjëra erotike ose t’i dëgjosh ato me anë të telefonit. Ata që praktikojnë këtë gjë, shpesh masturbohen për t’u çliruar nga ndjenjat e dëshirës seksuale. Kjo praktikë po përhapet në mënyrë alarmuese, pavarësisht nëse të folurit e ndyrë ndodh ndërmjet dy vetave që po shoqërohen për t’u njohur ose ndërmjet dy të panjohurve.
Madje ka disa që e përkrahin publikisht këtë praktikë. Është një nga praktikat seksuale më të sigurta’, – pohon një grua. Me sa duket ka shumë veta që mendojnë si kjo grua. Për shembull, në përgjigje të rritjes së infektimeve me virusin e HIV-it, një grup specialistësh rusë të shëndetit përdorën reklama gazetash për të nxitur seksin me anë të telefonit. Mirëpo ka njerëz të tjerë që e nxitin këtë praktikë thjesht për përfitime materiale. Shërbimet e linjave të nxehta, ku njerëzit paguajnë për të dëgjuar fjalë të pista, janë bërë një industri miliarda-dollarëshe në botë.
Por, përse është përhapur kaq shumë kjo praktikë? Libri ‘Fabrika e fantazisë’ e shpjegon kështu: “Kontakti intim fizik dhe emocional është i rrezikshëm. Ekziston rreziku i sëmundjeve të transmetuara me rrugë seksuale, rreziku i dëmtimit të emrit ose të karrierës, frika se mos të gjykojnë, si edhe pasojat e dëshirave ‘jonormale’. Seksi me anë të telefonit i pakëson rreziqet”.
Është e qartë se seksi me anë të telefonit nuk përfshin kontaktin fizik me dikë tjetër. Por, a do të thotë kjo se s’ka asgjë të keqe ose që nuk ka fare rreziqe?
A është i padëmshëm seksi me anë të telefonit?
Dëshirat seksuale janë veçanërisht të forta gjatë rinisë. Në këtë periudhë, dëshirat seksuale janë në kulmin e tyre, porse duhet të mësosh si të përballosh e të kontrollosh ndjenjat seksuale. Kjo është e domosdoshme për të pasur një pikëpamje të shëndetshme e të ekuilibruar për seksin. Mirëpo, nga ana tjetër, seksi me anë të telefonit e mëson dikë që t’i lërë të lira impulset seksuale, jo t’i frenojë ato. Për më tepër, kjo praktikë krijon një pikëpamje të shthurur dhe të shtrembëruar për personat e seksit të kundërt.
Një ves i dëmshëm
Në qoftë se tashmë e ke vesin e seksit me anë të telefonit, pse të mos kërkosh ndihmë? Një fillim i mirë mund të jetë të flasësh me psikologun, por edhe me prindërit tuaj të cilët, kuptohet, ndoshta do të jenë të mërzitur me ty. Por ndoshta janë edhe më të përshtatshmit për të të ndihmuar të kontrollosh sjelljen tënde, që të mos biesh prapë në këtë ves.
Në disa vende reklamat për linjat e nxehta telefonike shfaqen në televizor natën vonë. Ndoshta do të ishte mirë që thjesht të mos shihje televizor natën vonë. Meqë edhe masturbimi i nxit në vend që t’i frenojë mendimet imorale, është e domosdoshme që të shmangësh këtë praktikë. Mund të arrish t’i heqësh nga mendja këto mendime, duke u përqendruar në gjëra të drejta.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Nuk jeni të sigurt që vaji është ngrohur mjaftueshëm? Provoni këtë truk për të eliminuar spërkatjen

Stjuardesa sugjeron pse nuk duhet të duartrokitni pas aterimit të aeroplanit

Mund të hiqni njollat e verdha në rrobat e bardha me vetëm një përbërës

Mund të hiqni njollat e verdha në rrobat e bardha me vetëm një përbërës

Stjuardesa sugjeron pse nuk duhet të duartrokitni pas aterimit të aeroplanit
10 shtetet me femrat më të bukura në botë

Pastroni mikrovalën tuaj me një përbërës natyral befasues
Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet

Largoni gëlqeren në çajnik me këto produkte natyrale

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker