I kemi akuzuar si fajtore të kilogramëve të tepërt, por e kemi aq të vështirë t’i rezistojmë kremit të akullt? Dhe si çdo tradhti, e shijon gjithnjë e më shumë. Ja ku vjen një lajm i mirë. Akullore mund të hash dhe të mos shëndoshesh. Ej, mos e tepro!
Akullore…Është gati një refleks i pavullnetshëm që të kalon nëpër kokë. Vetëm se qejfi i madh i një koni prej biskote me një top akulloreje mbi të, të prishet kur mendon se rrobat e banjës nuk do të të rrinë bukur. Dhe ja vjen dilema: ta ha apo mos e ha? Në rastin e parë arsyetimin e ke në xhep: shkoj në palestër dhe e shlyej mëkatin. Në të dytin është e sigurt se do të të ngelet mendja aty dhe do të të hahet gjithnjë e më shumë. Ç’të bësh? Gjej një rrugë të mesme. Quhet ekuilibër dhe ka të bëjë me stilin tënd të jetës.
Nëse je në gjendje që çdo ditë të kryesh aktivitet fizik, atëherë një akullore pasditeve nuk është ndonjë dramë e madhe. Pastaj vjen edhe aspekti më specifik, ai ushqyes. Sepse është e vërtetë që shija e akulloreve është shumë tërheqëse, siç është e vërtetë që shpesh dëshira të tilla janë të shoqëruara nga zakone jo të mira ushqyese: një mëngjes i pamjaftueshëm, konsum i pakët i frutave dhe perimeve, kombinim i çrregullt i proteinave dhe karbohidrateve, dreka klasike në këmbë. Dhe kështu që dëshira për një akullore pasdite shoqërohet me sulmin e fuqishëm të një urie të papritur. Mund të duket e ekzagjeruar, por zakone të tilla tregojnë një lidhje të rëndësishme mes dëshirës për ëmbëlsira dhe urisë së papritur për ushqim. Një lidhje që duhet konsideruar, nëse kërkon që të jesh e shëndetshme si nga organizmi ashtu edhe nga ana emocionale. Por edhe për të ngrënë një akullore në paqe, me shqetësimin e vetëm për ta shijuar apo jo deri në fund.Brenda akullores
Përbërësit bazë të akullores me krem janë qumështi dhe sheqeri, por edhe pana dhe vezët. Proteinat e qumështit dhe të vezëve përmbajnë aminoacide esenciale,
Sekreti i dietës së akullores
Në një regjim dietetik prej 1300 kalorish, mund të konsumosh paradite ose pasdite një kaush me dy topa akullore, duke kombinuar shijet e kremit me të frutave ditë pas dite. Por gjithmonë e ndjekur nga një dietë e shëndetshme dhe deri diku e rreptë.
– mëngjes i pasur me drithëra, pra pa biskota, briosh ose produkte të tjera furre.
– fruta dhe perime në kaluara në kohën e paradites,
– bukë dhe pasta integrale, mundësisht në drekë,
– në mbrëmje proteina nga mishi dhe peshku,
– racione të vogla (maksimumi 80 g pasta në drekë dhe 100 g për peshkun dhe mishin e bardhë),
– doza të përcaktuara: çdo ditë mund të konsumosh deri në 4 lugë vaj ulliri dhe 2 lugë parmixhan.
Një pikë tjetër e fortë e akullores klasike (me bazë qumështin) është përmbajtja e kalciumit, që e bën një ushqim të çmuar për gratë, sepse mban të shëndetshme kockat dhe parandalon osteoporozën.Akullorja me fruta
Shijet akulloreve me fruta mund të përgatiten edhe pa qumësht, pra vetëm me dredhëza, limon, fruta pylli, shalqi, pjeshkë dhe fruta të tjera të përziera me ujë dhe sheqer. Në këtë rast përmbajnë sidomos vitamina, fibra dhe fruktozë, (sheqeri i frutave).
Prej disa vitesh gjendet në të gjitha dyqanet e akulloreve edhe akullorja me kos. Për t’u quajtur kështu duhet të përmbajë nga 20 deri në 40 për qind kos. Akullorja artizanale që përmban 15-30% të peshës të furnizon me 120 kalori në një topth akullore dhe shije të
dy frutave dhe me 188 kalori në një kupë me krem dhe çokollatë (gjithmonë 80 g). /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj