“Dobësim i shpejtë, duke ngrënë ‘sa të duash’ dhe nuk i fiton kurrë kilogramët mbrapsht”. Kjo dietë është krijuar nga doktori francez Pierre Dukan, por sa qëndrojnë pretendimet e tij për këtë teori?
Blerina Bombaj,
Dietologe Klinike
www.blerinadiet.al
Dieta Dukan është krijuar nga doktori francez Pierre Dukan, i cili la neurologjinë për dietologjinë këtu e 10 vite më parë. Ai e ka publikuar librin e tij me këtë dietë dobësimi disa vite më parë, por shitjet janë rritur në mënyrë drastike, menjëherë pas aplikimit të teorisë së tij të dobësimit nga këngëtarja e njohur J. Lopez si dhe nga princesha e Britanisë së Madhe përpara dasmës së saj.
Pretendimet e dr. Dukanit: Dobësim i shpejtë, duke ngrënë ‘sa të duash’ dhe nuk i fiton kurrë kilogramët mbrapsht (vetëm nëse ndjek rregullat e tij në mënyrë të përpiktë pa asnjë tolerim).
Kjo dietë është e ndarë në 4 faza. Faza e parë është ajo më agresivja ku mund të konsumosh vetëm ushqime proteinike dhe vetëm 3 lugë tërshërë. Në këtë fazë pretendohet rënia drastike në peshë. Faza e dytë është ajo e rënies 1 kg në javë për të arritur "peshën e vërtetë" duke konsumuar vetëm proteina dhe disa zarzavate pa amidon. Faza e trete është faza e konsolidimit ku duhen 10 ditë për çdo kilogram të rrëzuar dhe faza e fundit është faza e mbajtjes ku çdo të enjte, gjithherë në vazhdim, duhet të mbash regjimin e fazës së parë.
Sa qëndrojnë pretendimet e dr. Dukanit për teorinë e tij?
Pretendim 1: Njeriu është karnivor, i ndërtuar për të ngrënë sasi të pakufizuara mishi, peshku dhe pule
Po, miliona vite më parë, njeriu ka qenë gjahtar, por në ato kohë jetëgjatësia e njeriut ka qenë 30 vjeç! Përveç se gjahtar, njeriu ka qenë dhe grumbullues i bimëve. Studime shkencore tregojnë mjaft qartë se njeriu gëzon shëndet më të mirë nëse dieta e tij përmban sasi të ulët proteinash shtazore dhe është e pasur në ushqime bimore me pak përpunim.
Pretendimi 2: Mund të hash sa te duash
Duke kufizuar ne kete nivel karbohidratet dhe yndyrën pa diskutim që mund te hash sa të duash dhe përsëri vështirë se do të arrish kalorazhin ditor që djeg trupi. Duke ngrënë vetëm ushqime proteinike pa yndyrë, pikë së pari do të mërzitet ushqimi (deri në neveri), së dyti proteinat kanë efekt ngopës dhe së treti ushqimet proteinike kërkojnë më shumë energji për t’u asimiluar. Proteinat largojnë një sasi të konsiderueshme të ujit nga trupi duke dhënë rezultate entuziaste mbi peshore. Problemi është se ushqimet shtazore përmbajnë një sasi yndyrash të ngopura dhe kolesteroli. Përveç kësaj, një dietë e tillë do pasohet nga kapsllëku dhe këputje për shkak të mungesës së karbohidrateve dhe fibrave bimore.
Pretendimi 3: Humb 0,5-1kg në ditë, javën e parë
Është e pamundur të humbasësh 1kg dhjam në ditë, por mund të humbësh muskuj dhe ujë 1kg në ditë!
Pretendimi 4: Disa fruta ndalohen
Frutat janë burim i çmuar antioksidantesh dhe vitaminash dhe duhet të jenë patjetër pjesë e pandarë e menysë ditore. Bananet, qershitë, etj, ndalohen në dietën Dukan. Në fakt, 1 mollë e cila lejohet ka të njëjtën sasi sheqeri me gjysmë banane. E gjithë çështja është te sasia e kalorive. Meqenëse Dukan fsheh reduktimin e ushqimit pas sasisë së kënaqshme, pa dyshim që do zgjedh fruta me sa më pak sheqer që të ngopet syri!
Pretendim 5: Karbohidratet duhet të kufizohen, pothuajse të eliminohen
Nëse i hedhim një sy dietës mesdhetare, do të shohim se ajo është mjaft e pasur në karbohidrate, madje edhe në yndyrë, dhe në fakt popujt që e kanë ndjekur kanë jetuar më gjatë, më elegant, dhe për më tepër s’kanë vuajtur nga kapsllëku! Është e vërtetë që një pjesë e mirë e karbohidrateve duhen eliminuar nga dieta dhe këto janë kryesisht mielli i bardhë dhe sheqeri. Por frutat, drithërat, fasulet dhe zarzavatet janë ushqime të çmuara.Përfundim
Edhe në këtë rast, rënia në peshë vjen vetëm dhe vetëm nga reduktimi i kalorive! Kjo dietë është një tjetër dietë hiperproteinike, e përsëritur më parë pa dhënë rezultat në zgjidhjen e mbipeshës.
Dieta Dukan ka efekte anësore si këputje, tharje të gojës, formim gurësh në tëmth, sforcim të veshkave, rritje të kolesterolit, kapsllëk dhe erë të pakëndshme të frymëmarrjes.
Zgjidhja e mbipeshës nuk do të vijë kurrë nga formula ‘magjike’. Ajo qëndron në sjelljen që ne kemi përballë ushqimit, në regjimin e disiplinuar dhe në rritjen e lëvizjes së përditshme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj