LAJMI I FUNDIT:

Dieta reale ju dhuron ndjenjën e suksesit

Dieta reale ju dhuron ndjenjën e suksesit

Për një dietë të suksesshme nevojitet një vullnet i madh dhe disiplinë, e sikur të mos mungonin këto, atëherë nuk do të vinte deri tek kjo shkallë e lartë e heqjes dorë.

Nëse dëshironi të keni sukses, programit tuaj të humbjes në peshë paraprakisht i nevojitet një motivim i fortë. Keni nevojë për një strategji, si dhe për sasi të mjaftueshme të gjumit. Krahas gjithë kësaj, ju nevojitet edhe një plan real i ushqimit.

Njëra ndër arsyet pse njerëzit heqin dorë nga dieta është kohëzgjatja e tyre. Për një dietë të suksesshme nevojitet një vullnet i madh dhe disiplinë, e sikur të mos mungonin këto, atëherë nuk do të vinte deri tek kjo shkallë e lartë e heqjes dorë. Mu për këtë arsye, nevojitet një dozë e nevojshme e realizmit.

Për ta mbajtur një dietë dhe për të pasur sukses, caktoni një afat të shkurtë kohor, në të cilin do të jeni 100% të sigurt se do t’u përmbaheni përkufizimeve. Përpiloni planin tuaj, pa marrë parasysh nëse keni të bëjmë me një plan, i cili zgjat vetëm tri ditë.


Dr. Mary Vernon, udhëheqëse e "American Society of Bariatric Physidans", thotë: “Arritja e një qëllimi krejt simbolik ju dhuron ndjenjën e suksesit. Kjo ju bën ta kuptoni se ushqimi i planifikuar dhe i shëndetshëm jo vetëm se ju bën të dukeni mirë, por edhe të ndiheni mirë. Për këtë do të keni vullnet më të fortë për të filluar edhe njëherë nga fillimi, me planin e shëndetshëm të ushqimit. Pos kohëzgjatjes së dietës, duhet pasur kujdes edhe në menynë. Uria e madhe, madje edhe nëse zgjat një ditë të vetme, nuk do të japë ndonjë rezultat të mirë për të vazhduar me ndryshimet.”
/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori