Tentativat e shumta për të hequr kilogramët e tepërt, për të arritur dhe për ta mbajtur masën ideale trupore, shpesh shkaktojnë pasoja në shëndetin e përgjithshëm, në dukjen e lëkurës suaj, flokëve dhe thonjve.
Ja pse!
Sigurisht që edhe ju i keni tejkaluar vaktet e ushqimeve me dëshirën që të humbni me shpejtësi kilogramët dhe të vishni një fustan të bukur, të cilin nuk keni mundur ta vishni për një kohë të gjatë. Nëse e keni bërë këtë, atëherë keni bërë një gabim shumë të madh, sepse e keni rrezikuar shëndetin tuaj edhe atë vetëm për një trup të hollë. Ndërsa, nëse
jeni duke mbajtur ndonjë farë diete të rregullt, atëherë duhet të pajtoheni me faktin se do të plakeni shumë herët. Edhe vet e dini se ekzistojnë femra të cilat janë natyrshëm të dobëta, dhe të tilla të cilat e lënë veten pa ngrënë që të jenë të holla. Ato duken të paushqyera, shumë shpejtë krijojnë rrudha, me ç’rast e kanë të domosdoshme që të mbajnë makijazh për t’i dhënë nuancë të bukur pamjes së tyre. Krahas kësaj, ato i kanë nën-sytë e errët, buzët e tyre janë të prira për plasaritje, ndërsa lëkurën e kanë të thatë dhe të hollë. Më e keqja nga të gjitha është se në pamjen e tyre kanë ‘mungesë’, sikur të mos jenë të vetëdijshme për atë që ndodh rreth tyre. Kjo ndodh sepse femrat që dëshirojnë të humbin kilogramë nuk marrin ushqim të mjaftueshëm, për të cilin ka nevojë truri për ta ruajtur përqendrimin.
Ushqimi si armik
Kur bëhet fjalë për dukjen, shumë femra janë të prira që ta përjetojnë ushqimin si armikun numër një. Disa prej tyre shkojnë aq larg, saqë mendojnë se pamja tejet e hollë është më e bukur. Prandaj ato mbajnë dieta të pashëndetshme (të cilët pa mëdyshje mund të quhen URI) dhe çdo ditë rraskapiten në qendrat e fitnesit.
Nëse vazhdimisht konsumoni ushqim me kalori të ulët dhe uniforme, atëherë në trupin tuaj do të mungojnë proteinat, karbohidratet, yndyrat, vitaminat dhe mineralet, të cilët janë të domosdoshëm për funksionimin normal të organizmit, ushqimin e lëkurës, thonjve dhe flokëve. Madje edhe nëse hani mjaft pemë dhe perime, ekziston rreziku që do ta rrezikoni dukjen tuaj, sepse ndoshta nuk siguroni kalori të mjaftueshme çdo ditë.
Femrat të cilat mbajnë dietë, në mënyrë të dhunshme ia ndalojnë vetes ushqimet e pasura me karbohidrate (siç janë patatet, buka dhe brumërat), duke mos llogaritur se ai është ushqimi i cili siguron energjinë dhe vitaminat B.
Edhe qumështi dhe produktet e qumështit, siç është djathi, në mënyrë radikale zvogëlohet konsumimi i tyre, sepse përmbajnë yndyra. Kuptohet edhe këta lloje të ushqimeve përmbajnë materie të rëndësishme ushqyese, siç është riboflavina, proteinat dhe kalciumi. Femrat të cilat shmangin këto lloj ushqimesh janë dukshëm të rrezikuara nga osteoporoza.
Flokët tregojnë gjithçka
Pasojat e ‘ushqyerjes së pakuptimtë’ për herë të parë vërehen në lëkurë, në flokë dhe në thonj. Nëse p.sh. tre muaj mbajnë një dietë të këtillë, femrat shpesh e vërejnë se flokët u bien shumë, që është rezultat i marrjes së pamjaftueshme të zinkut dhe hekurit.
Mungesa e zinkut paraqitet nëse nga ushqimi i juaj e largoni mishin, vezët dhe produktet e qumështit. E para që do të vëreni janë njollat e bardha nën thonj ose thonj jo të rrafshët.
Mungesa e hekurit dhe proteinave më së shpeshti paraqitet te femrat të cilat orientohen kah ushqimi vegjetarian.
Humbja e flokëve nuk do të ndërpritet deri atëherë kur të rregullohet ushqimi. Në ndërkohë, flokët do të jenë të holla, do t’i mungojë vëllimi, shkëlqimi dhe elasticiteti.
Njëri nga gabimet e shpeshta të femrave të cilat mbajnë dietë, është shmangia e mishit të kuq për shkak të paragjykimit se përmban sasi të madhe të yndyrave të ngopura. Ndërsa e vërteta është krejt ndryshe: mishi i kuq përmban acide omega-3-yndyrore bazë të pangopur- yndyra të mira, të cilat ndihmojnë në mbajtjen e lëkurës dhe flokëve në gjendje optimale dhe përmirësojnë disocimin. Kurse për ta plotësuar këtë, nevojitet vetëm një pjesë e mishit të viçit (me madhësi sa shuplaka dhe e trashë 1 cm), tri herë në javë.
Përballini me realitetin
Mungesa e vitaminës C, mund ta shkaktojë skorbutin dhe pasoja në lëkurë, si edhe shton prirjen për paraqitjen e mavijosjeve.
Mungesa e zinkut sjell deri te plasaritjet dhe paraqitja e zbokthit.
Mungesa e hekurit po ashtu mund të shkaktojë edhe anemi, e cila vërehet me dukjen e sëmurë të lëkurës.
Është me rëndësi të përmendet se sa më e gjatë të jetë dieta juaj, aq më të mëdha janë shanset që lëkura juaj të jetë e thatë, e hollë dhe me kapilare të dukshme. Pas një periudhe shumë të shkurtër do të vëreni se rrudhat do të jenë të pranishme rreth syve, në ballë dhe rreth buzëve, të thella si kratere!
Largimi i të gjitha llojeve të yndyrave nga ushqimi mund të shkaktojë paraqitjen e dermatitit dhe çrregullimeve në funksionin mbrojtës të lëkurës. Nëse ky regjim joadekuat i ushqimit vazhdon me vite, ekziston rrezik real i paraqitjes së kancerit të lëkurës.
Femrat të cilat mundohen të humbin në peshë, ia fillojnë me cigare me qëllim që ta zvogëlojnë kërkesën për ushqim. Mirëpo, ekzistojnë dëshmi të fuqishme se dëmtimi i lëkurës te duhanpirësit është i thellë, ndërsa lëkura e tyre është shumë më e thatë dhe më e hollë sesa te personat që nuk e pinë duhanin. Studime të shumta shkencore tregojnë ekzistimin e lidhjes direkte ndërmjet pirjes së duhanit për një kohë të gjatë dhe paraqitjes së rrudhave në moshë të re.
Plani i juaj për ta mbrojtur bukurinë
Nëse dëshironi t’i mbani në gjendje optimale lëkurën tuaj, flokët dhe thonjtë, atëherë hani tri vakte të shëndetshme në ditë dhe kujdesuni që të përfshini ushqime që përmbajnë materie nga pesë grupet themelore: bukë dhe drithëra, pemë, perime, burime të proteinave (mish dhe peshk) dhe produkte të qumështit. Që ta bëni ushqimin tuaj interesant, gjithmonë merrni ushqime të ndryshme (me shije dhe ngjyrë të ndryshme).
Mbi të gjitha, shmangni dietat e shpejta dhe radikale. Përveçse nëse jeni shumë obezë, humbja mujore e kilogramëve nuk duhet të jetë më e madhe se dy kilogramë. Kur ta arrini masën e dëshiruar trupore, qëllimi juaj le të jetë në mbajtjen e asaj mase, jo në vazhdimin e humbjes së kilogramëve.
Ushtrimet fizike janë zgjidhje
Nëse dëshironi të dukeni të holla dhe të bukura, vendosni për ushtrime. Ato duhet të jenë pjesë përbërëse e jetës suaj.
Ushtrimet e rregullta sigurojnë:
Qarkullim më të mirë të gjakut. Personat të cilët janë në kondicion të mirë fizik kanë qarkullim më të mirë të gjakut, me ç’rast gjaku dhe oksigjeni lëvizin më mirë nëpër të gjitha pjesët e trupit.
Metabolizëm të shpejtë. Për shkak se muskujt shpenzojnë shumë më shpejt kaloritë sesa indi dhjamor. Kjo do të thotë se nëse jeni në kondicion të mirë fizik, madje edhe kur qëndroni ulur do të shpenzoni më shumë kalori se personat e trashë të cilët nuk merren me asnjë aktivitet fizik.
Zvogëlim i indit dhjamor dhe formim të muskujve. Ushtrimet me të cilat digjen yndyrat, duke përfshirë ecjen, notimin, ecjen e shpejtë, vozitjen e biçikletës ose ndonjë aktivitet tjetër aerobik.
Përmirësojnë tonusin muskulor. Kjo do të thotë se kofshët tuaja, prapanica, duart, pjesët anësore dhe të gjithë muskujt do të kenë formë të mirë. Femrat shqetësohen pa arsye kur mendojnë se me anë të ushtrimeve do të rritet masa muskulore dhe do të shtojnë në peshe. Mirëpo nuk ndodh kështu.
Mbajtje më të mirë trupore. Sepse muskujt ofrojnë stabilitet (sidomos muskujt e barkut dhe ato të shpinës). Për ta përmirësuar mbajtjen trupore duhet të bëni ushtrime të baraspeshuara, të cilat i përfshijnë të gjithë muskujt. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme