Të gjithë e dimë se duhet të pimë shumë lëngje gjatë verës në mënyrë që të mos dehidrojmë, por shumë njerëz nuk e dinë se cilat lëngje janë të mira dhe sa janë ato të dobishme që të mbajnë nivelet e larta të lëngjeve në organizëm.
Tanja Turunxhieva,
nutricioniste
vita.dietklub@gmail.com
044 274 553
Pak njerëz kuptojnë se një gotë e madhe uji e cila konsumohet para racionit ushqimor mund të ndihmoj në humbjen e peshës. Në fakt, një gotë e madhe me ujë shuan urinë dhe inkurajon që të hahet më pak. Nëse konsumoni sasi të mjaftuar të lëngjeve, ju merrni 13% kalori më pak në organizimin tuaj gjatë ditës. Nëse merrni një gotë ujë para ushqimit kjo duhet të bëhet të paktën 20 minuta para racionit ushqimor.
Uji është më i rëndësishmi
Konsumimi i sasive të mjaftueshme të lëngjeve mund të përmirësoj koncentrimin dhe të zvogëloj stresin. Nëse zëvendësojmë lëngjet tjera me ujin, do të mund të humbisni 3-4 kilogram gjatë vitit. Një litër ujë gjatë ditës, gjithashtu ndikon në zvogëlimin e shtresave yndyrore për dallim nëse përzgjidhen lëngje tjera. Ju ofrojmë udhërrëfyesin për hidratim, i cili do t’ju ndihmoj që të hiqni kilogramët e tepërt dhe të ndiheni më mirë.
Sa lëngje na duhen?
Varet se kë pyesni. Kriteret evropiane janë më të larta se ato amerikane dhe rekomandojnë 1.7 litër për meshkuj dhe 1.4 litër për femra. Gjatë ditëve të nxehta nëse punoni në ambiente të klimatizuara ose ndodheni për pushime në viset e nxehta, është shumë e rëndësishme të pini rregullisht dhe të konsumoni edhe më tepër nga sa rekomandohet.
Çka konsiderohet lëng?
Që të mbani trupin të shëndetshëm duhet që të merret sa më tepër lëng uji. Burim tjetër i preferuar i lëngut është qumështi dhe atë me sa më pak sasi yndyre për të rriturit dhe adoleshentët. Qumështi na jep kalcium dhe magnezium për forcimin e eshtrave dhe qumështi pa yndyrë ka vetëm 187 kalori në gjysmë litri. Çajet dhe kafeja nuk do të shkaktojnë dehidrimin siç është besuar dikur, përveç nëse i konsumojmë në sasi të mëdha. Por për çdo rast, mos e teproni me çajet dhe kafetë pasi që kofeina e tepërt mund të shkaktoj pagjumësi, shpejtim të rrahurave të zemrës dhe stres. Edhe lëngjet joalkoolike konsiderohen me kalori të ulëta, por duhet patur kujdes pasi ato përmbajnë aditivë dhe sheqer artificial me të cilat nuk duhet tepruar.
Po ushtrimet?
Më herët është menduar se për çdo orë ushtrimesh duhet një litër ujë. Këshilla më e re është se duhet të sillemi sipas sinjaleve të cilat dërgohen nga trupi ynë, dhe të pimë aq sa jemi të etur. Me fjalë tjera, pini që të mos jeni të etur, para, gjatë dhe pas ushtrimeve.
Pjeshka
Me prejardhje nga Kina. Rritet në vise mesatarisht të nxehta. Ekzistojnë lloje me lëvore të verdhë-gjelbër, lëvore të verdhë dhe të kuqërremtë. Pjeshkat me lëvore të lëmuar janë nektarin. Pjeshka përmban karoten të bollshëm, të nevojshëm për mbrojtje nga infarkti, bakteret dhe kërpudhat. Pjeshka konsiderohet edhe si pemë antistres. Ka të koncentruar nicijan B3, magnezium, selen dhe zink.
Kurimi: forcon imunitetin, forcon zemrën dhe qarkullimin, na bën rezistent ndaj stresit, ndihmon në humbjen e peshës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme