LAJMI I FUNDIT:

Nipat

Flasin dy gjyshe për nipat e tyre. Njëra i thotë tjetrës:
– Nipi im është çmendur krejt. Tërë natën rri ulur pranë kompjuterit, e telefoni kurrë nuk është i lirë. S’ka gjë prej tij!
Gjyshja tjetër ia kthen:
– E nipi im do të bëhet doktor ose pilot!
– Nga e di?
– Sa herë që futem në dhomën e tij, në të gjitha anët ka shiringa, e ai më thotë “Gjyshe, hajde të fluturojmë!”