LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo: Jam në formën më të mirë të karrierës

Ronaldo: Jam në formën më të mirë të karrierës

Cristiano Ronaldo thotë se ai është në formën më të mirë jetësore, pas fillimit të shkëlqyeshëm të sezonit.

29-vjeçari ka folur para gazetarëve pasi ka marrë çmimin Pichichi, për golashënuesin më të mirë të sezonit në La Liga, si dhe çmimin Antonio Di Stefano, si lojtari më i mirë në kampionatin spanjoll.

“Mbase kjo është forma më e mirë të cilën e kam gëzuar, por çdo vit unë përpiqem të përmirësohem krahasuar me vitin paraprak”.

“Do të ketë kohë kur nuk do të mund të përmirësohem, por së paku do të jem në gjendje të shtoj shifrat e mia. Statistikat, në gola dhe asistime, nuk janë aq të këqija”.


“Dua të vazhdoj të mësoj dhe të punoj fuqishëm në të njëjtën mënyrë siç kam bërë deri tash”, ka thënë Ronaldo. /Telegrafi/