LAJMI I FUNDIT:

Tanket dhe aeroplanët e padukshëm mund të bëhen realitet

Tanket dhe aeroplanët e padukshëm mund të bëhen realitet

Tanket, aeroplanët e madje edhe ushtarët e padukshëm së shpejti do të mund të bëheshin realitet në fushëbetejë, pohon kompania britanike BAE Systems e cila merret me prodhimin e armëve.

Tanket dhe aeroplanët e padukshëm do të mund të fillonin të prodhoheshin së shpejti, e ato janë të bazuara në sistemin e ashtuquajtur “eCamouflage”.

Në fakt, bëhet fjalë për teknologjinë speciale e cila shfrytëzon ngjyrën elektronike dhe sensorë të sofistikuar elektronik të kapur për mjetin, në mënyrë që pamjet nga mjedisi të projektohen në tank. Kështu armatimi maskohet, e vrojtuesi nuk e sheh tankun por vetëm atë që shihet në prapavijën e tij.

Kompania BAE Systems punon në bashkëpunim me kompaninë anonime suedeze e cila shfrytëzon teknologjinë e njëjtë siç janë ekranet e lexuesve të librave elektronike me e-ink (ngjyrë elektronike).


Mike Sweeney, zëdhënës i kompanisë BAE Systems, ka thënë për FoxNews se para së gjithash do të fillojnë të prodhohen tanket e padukshme, e më pas aeroplanët dhe pajisjet tjera ushtarake.

Ndryshe, duke përdorë teknologjinë e ngjashme, edhe shumë kompani tjera orvaten të prodhojnë armë të padukshme. /Telegrafi/