LAJMI I FUNDIT:

Shkencëtarët zbulojnë “detektorin e gënjeshtrave”

Shkencëtarët zbulojnë “detektorin e gënjeshtrave”

Shkencëtarët kanë zbuluar një qark në trurin tonë i cili na mundëson të parashohim kur tjerët gënjejnë. Njerëzit kanë aftësi të krijojnë pamje të asaj që tjerët paramendojnë apo që tregojnë, dhe se mësojnë nga sjelljet e tyre shoqërore. Kjo aftësi u tregon njerëzve gjërat që thjesht nuk i kuptojnë.

Rezultatet e hulumtimeve gjithashtu mund të ndihmojnë në sqarimin pse disa njerëz bëhen paranojak. Ekspertët nga universiteti Oxford kanë skanuar trurin e vullnetarëve derisa ata kanë zgjedhur kuti për të fituar pikë. Pjesëmarrësit është dashur të zgjedhin një kuti të caktuar për të treguar nëse dikush është i ndershëm apo jo. Kur vullnetarët kanë dyshuar se i kanë gënjyer, niveli i aktivitetit në afërsi të pjesës së përparme të trurit do të rritej në mënyrë dramatike. Megjithatë, nëse i anketuari ka menduar se dikush flet të vërtetën, atëherë aktiviteti do të mbetej në nivelin e ulët.

Pra, nëse do të dëshmohej se i hulumtuari do të dyshonte gabimisht, aktiviteti i trurit do të ndryshonte, duke i sugjeruar të anketuarit se duhet të mendojë më mirë. Mossuksesi i këtij sistemi do të mund të sqaronte pse njerëzit me skizofreni shpesh janë paranojak.

Shkencëtarët kanë përcjellë këto aktivitete me ndihmën e skenimit i cili mbikëqyr lëvizjen e ujit në tru. E ashtuquajtura “teoria e mendjes” është ajo që na mundëson të dimë se si njerëzit tjerë mund të reagojnë apo si mund të ndihen, dhe na ndihmon të sjellim vendime bazuar në ato informata. Ekspertët besojnë se njerëzve me disa forma të autizmit u mungon pikërisht kjo “teori e mendjes”. /Telegrafi/