LAJMI I FUNDIT:

A mundet dieta t’ua kthejë flokëve të thinjur ngjyrën origjinale

A mundet dieta t’ua kthejë flokëve të thinjur ngjyrën origjinale

Kur filloni të shihni qime të thinjura, qoftë në të njëzetat apo të pesëdhjetat tuaja, kjo mund të duket simbolike për ju. Ndoshta për ju kjo e simbolizon plakjen, kalimin e kohës, urtësinë e fituar, apo vdekshmërinë tuaj.

Flokët e thinjur, ashtu si rrudhat dhe shenjat e tjera fizike të moshës, nuk janë diçka nga e cila duhet të ndjehemi të turpëruar. Është në fakt obsesioni ynë shoqëror për rininë ai që e drejton biznesin për anti-plakje.

Megjithatë, në qoftë se flokët e thinjur ndonjëherë shkaktohen nga më shumë se vetëm shkaqe natyrore, a mund t’u kthehet atyre ngjyra origjinale nëse faktorët bazë identifikohen dhe trajtohen? Është e mundur.

Mosha në të cilën do të thinjemi thuhet të jetë e paracaktuar gjenetikisht. Por shumë prej nesh fillojnë të kenë flokë të thinjur para moshës tonë të paracaktuar gjenetikisht – flokë të parakohshëm të thinjur.


Atëherë, le t’i adresojmë së pari disa çrregullime të cilat mund të shkaktojnë thinjen e flokëve para kohës:

– Çrregullimet tiroidale. Një tiroide e cila nuk funksionon siç duhet mund të bëjë kërdi në të gjithë trupin, dhe flokët nuk janë përjashtim. Disa çrregullime të tiroides, duke përfshirë hipotiroizmin, hipertiroizmin, sëmundjen e Hashimotos, dhe sëmundjen Grave’s lidhen me një ritëm të përshpejtuar të flokëve të thinjur.

– Anemia. Anemia e shkaktuar nga mungesa e vitaminës B12 mund të shkaktojë thinjen e flokëve si rezultat. Vitamina B12, e cila gjendet kryesisht në prodhimet shtazore, mund të jetë në nivel të ulët në trupin tuaj nëse nuk hani produkte shtazore ose në qoftë se e keni ndonjë çrregullim i cili ndikon në aftësinë e stomakut tuaj për ta absorbuar këtë vitaminë.

– Pirja e duhanit. Pirja e duhanit thuhet të kontribuojë në thinjen e parakohshme.

– Menopauza e hershme. Fillimi i hershëm i menopauzës mund të shkaktojë thinje të parakohshme të flokëve.

– Vitiligo. Vitiligo është një çrregullim i cili shkakton që lëkura të prodhojë njolla të bardha dhe mund të shkaktojë që flokët të thinjen gjithashtu.

Ilaçet natyrore për flokë të thinjur

Nëse e keni ndonjë nga këto çrregullime, flokët tuaja të thinjur mund të jenë bërë të argjendta para kohës. Është apo nuk është ky rasti juaj, këto ilaçe natyrore për flokë të thinjur janë mbështetur deri tani në mënyrë anekdotike.

– Vitamina B12. Meqë mangësia e kësaj vitamine mund të shkaktojë flokë të thinjur para kohe, sigurohuni që ta merrni këtë vitaminë në sasi të mjaftueshme. Nëse nuk hani produkte të kafshëve, është e rëndësishme që ta plotësoni këtë vitaminë ose të hani ushqime që janë të pasuruara me të.

– Dieta me ushqim të papërpunuar. Shumë ithtarë të ushqimit të papërpunuar kanë pohuar që flokët e tyre të thinjur filluan ta kthejnë ngjyrën origjinale pasi që e kishin aplikuar dietën me ushqim të papërpunuar.

– Ushqimet e pasura me bakër. Hulumtuesit kanë zbuluar se njerëzit të cilët thinjen para kohe kanë nivele më të ulëta të bakrit se sa ata që nuk thinjen para kohe. Prandaj, konsumoni më shumë ushqime të pasura me bakër, si perimet e gjelbra, arrat, fasulet, bananet, avokadot dhe rrushi.

– Alkooli dhe kafeina. Reduktoni konsumin tuaj të alkoolit dhe kafeinës për rezultate optimale në kthimin e ngjyrës origjinale të flokëve tuaja të thinjur në mënyrë natyrale. Të dyja këto substanca, të cilat janë shumë dehidratuese, janë lidhur me lëkurë dhe shëndet të dobët të flokëve. Përveç kësaj, flokët e thinjur ndonjëherë mund të shkaktohen nga stresi dhe nivelet e stresit mund të ndikohen negativisht edhe nga kafeina dhe alkooli. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori