LAJMI I FUNDIT:

Niveli i vitaminës D te nënat dhe shëndeti i dhëmbëve te fëmijët

Niveli i vitaminës D te nënat dhe shëndeti i dhëmbëve te fëmijët

Fëmijët, nënat e të cilëve gjatë shtatzënisë kanë pasur nivel të ulët të vitaminës D vuajnë nga problemet dhëmbëve, njoftojnë shkencëtarët kanadezë.

Një studim i realizuar në Universitetin e Manitobës bazohet në përcjelljen e nivelit të vitaminës D te 206 pjesëmarrës, të cilat kanë qenë në tremujorin e dytë të shtatzënisë.

Nga ky numër, vetëm 21 (10%) e shtatzënave kishin pasur nivel adekuat të vitaminës D, transmeton Telegrafi.


Hulumtuesit supozojnë se mungesa e vitaminës D te këto femra është si pasojë e konsumimit të pamjaftueshëm të qumështit dhe vitaminave shtese prenatale, shumë të nevojshme.

Analiza e mëtutjeshme ka treguar se niveli i ulët i vitaminës D te nënat ka të bëjë me prirjen e fëmijëve të tyre për t’iu dëmtuar smalti i dhëmbëve.

Po ashtu edhe dëmtimin e përgjithshëm të dhëmbëve në fëmijërinë e hershme, njofton revista “Pediatrics”.

Vitamina e “rrezeve të diellit” tani është një temë aktuale në mbarë botën si një problem shëndetësor publik global i cili prek diku 1 bilion njerëz në mbarë botën.

Quhet kështu, sepse, burimi i kryesor i kësaj vitamine në organizëm është ndikimi i rrezeve të diellit direkt në lëkurën tonë, e cila me procese të njëpasnjëshme sintetizon këtë vitaminë joaktive e cila aktivizohet nga mëlçia dhe pastaj nga veshkat.

Në formën e saj aktive Vitamina D vepron në shumë organe dhe sisteme organesh duke mundësuar procese shumë të rëndësishme për organizmin tonë. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Bella Hadid sjell trendin e pantallonave që me siguri i ke në dollap

Bella Hadid sjell trendin e pantallonave që me siguri i ke në dollap

Moda
Penelope Cruz, e bukur dhe e re në të 50-tat njësoj sikur të ishte akoma 30 vjeç. Cili është sekreti i saj?

Penelope Cruz, e bukur dhe e re në të 50-tat njësoj sikur të ishte akoma 30 vjeç. Cili është sekreti i saj?

Këshilla Estetike
Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Moda
Sa zgjat ovulacioni dhe kur mund të mbetem shtatzënë?

Sa zgjat ovulacioni dhe kur mund të mbetem shtatzënë?

Dua bebe
Katër mënyra kryesore: Ja si ta mbani të ngushtë vagjinën

Katër mënyra kryesore: Ja si ta mbani të ngushtë vagjinën

Këshilla dhe arsye
Shikojani burrit duart dhe kuptojeni nëse është duke ju tradhtuar

Shikojani burrit duart dhe kuptojeni nëse është duke ju tradhtuar

Në çift
Kalo në kategori