Shkencëtarët kanë bërë tashmë shumë kërkime në temën e meditimit, por ky hulumtim është deri më tani më i rëndësishmi dhe më i kompletuari.
Të gjithë tashmë e dimë se meditimi ka përfitime të mahnitshme për shëndetin. Hulumtimet e deritanishme kanë treguar se meditimi e ka efektin më të rëndësishëm në shëndetin emocional dhe psikologjik.
Shkencëtarët amerikanë, hulumtimi i të cilëve është publikuar në revistën American Heart Association, zbulon se meditimi i përditshëm dy herë në ditë e ulë rrezikun e sulmit në zemër dhe goditjes në tru menjëherë, dhe atë për 48%.
Kur kihet parasysh që sëmundjet kardiovaskulare janë shkaku kryesor i vdekjeve në mbarë botën, rezultatet e këtij studimi janë veçanërisht të rëndësishme, sepse ato e ofrojnë një pasqyrë më të mirë se si mund të parandalohen sëmundjet e zemrës dhe sistemit vaskular.
Meditimi transcedental është një lloj i meditimit gjatë të cilit trupi i përdor burimet e veta të komponimeve shëruese për t’u shëruar. Meditimi transcedental mund ta zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve të zemrës.
Kur shkencëtarët e studiuan tek pjesëmarrësit ndikimin e meditimit në shëndetin kardiovaskular, ata konstatuan se niveli i tensionit të gjakut filloi të bjerë shpejt pas fillimit të meditimit, ndërsa duhanpirësit kishin nevojë të zvogëluar për cigare.
Shkencëtarët konstatuan se mjafton që dy herë në ditë të meditoni nga 20 minuta që ta reduktoni në mënyrë të konsiderueshme rrezikun e vdekjes së papritur, sulmit në zemër dhe goditjes në tru.
Gjëja më e mirë për meditimin është se ai është plotësisht falas dhe mund të bëhet kudo. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj