Nëse e keni mendjen te barku, hapeni lirisht birrën, sepse trashë më pak se vera.
Birra më së shpeshti është shpallur fajtor për barkun e trashë të meshkujve, por Shoqata britanike e birrave dhe bareve ka kryer hulumtimin për ta hequr këtë stigmë nga pija e preferuar. Në raportin e nutricionistes Kathryn O’Sullivan, thuhet që nuk ka dëshmi shkencore, me të cilat pesha e tepërt mund të lidhet me birrën.
Sipas këtij hulumtimi, trashja në zonën e barkut, si edhe çdo trashje tjetër krijohet me konsumimin e tepërt të çfarëdo kalorish dhe në vazhdim dëshmon se si birra në raport me pijet dhe ushqimet e tjera ka relativisht pak kalori.
Siç thotë O’Sullivan, barku i dhjamosur mund të quhet edhe bark i çipsave ose i verës, sepse për shembull gjysmë litri birrë me katër për qind alkool ka 96 kalori, derisa as dy decilitra të verës së kuqe kanë 139 kalori, transmeton Koha.net.
Po ashtu, kalimthi, është përpjekur të thyejë edhe disa mite për birrën:
– dhjetë për qind e njerëzve besojnë që birra përmban yndyra, çka është tërësisht e pavërtetë – në birrë nuk ka as yndyra as kolesterinë.
– 13 për qind e njerëzve mendojnë që birra bëhet me disa komponime kimike, por në fakt bëhet fjalë për kompozimet natyrore të elbit dhe tharmit të birrës.
– një e katërta e njerëzve besojnë që vera e kuqe ka më shumë vitamina se birra, çka është po ashtu e pavërtetë.
Prandaj, nëse e keni mendjen te birra, hapni lirisht shishen e birrës, trashë më pak se një gotë verë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Santiana Maloku dhe Lirimi i japin fund lidhjes së tyre?
Persona të maskuar shihen në pjesën serbe të pikëkalimit kufitar në Bërnjak
Mbyllet edhe pika kufitare në Merdar, Sveçla: Ekstremistët e maskuar brenda Serbisë po kryejnë veprime fashiste
Trajneri i Rumanisë tregohet një profesionist i vërtetë kur flet për lojën e Kosovës
Sveçla: Mbyllet vendkalimi kufitar në Bërnjak, serbët maltretuan një familje shqiptare që po udhëtonte për në Gjermani
Gërvalla kërkon reagim nga bashkësia ndërkombëtare: Ndaleni Vuçiqin përpara se ai të shkaktojë luftë