Si të veprosh kur ankthi nuk të lë të flesh
Këto këshilla, të ndihmojnë të frenosh ankthin në mënyrë që të rrëshqasësh për në botën e ëndrrave sa më shpejt, pa nevojën e hapave të gjumit.
Pse sapo vendosim kokën në jastëk, mendimet marrin vrull? Truri ynë ka tendencën për të menduar skenarin më të keq dhe për të bërë refleksione negative natën. Gjithë ky shqetësim e bën të vështirë të na zërë gjumi.
“Ankthi është një emocion që na zgjon,” thotë Steve Orma, psikolog klinik dhe autor i librit “Stop Worrying and Go to Sleep: How to Put Insomnia to Bed for Good”, për The Huffington Post. “Në trup ndodhin ndryshime që të bëjnë aktiv, pikërisht të kundërtat e atyre që duhet të ndodhin kur t’i përpiqesh të flesh”.
Lajmi i mirë është që meqë ankthi ngacmohet nga mënyra e të menduarit, ne jemi të aftë të mendojmë dhe në atë mënyrë që na ndihmon të flemë”, thotë Orma.
Identifiko arsyen e shqetësimit
“Të zbulosh burimin e shqetësimit, është hapi i parë i rëndësishëm për ta ndaluar atë”, thotë Orma. Nëse vuan nga pagjumësia, ti je i shqetësuar për gjumin, nëse vuan nga një ankth i përgjithshëm, e ke të pamundur të qetësohesh, sepse mendimet i ke të angazhuara me faktorë stresues. “Duhet të përcaktosh çfarë të mban zgjuar dhe të merresh me të, para se të shkosh të flesh”, shpjegon ai. “Njerëzit mendojnë për të gjitha shqetësimet kur janë në krevat dhe nuk është ajo koha kur duhet ta bëjnë këtë.”
Ngrihu nga shtrati
“Shumë njerëz qëndrojnë në shtrat dhe shpresojnë që do lodhen dhe do i zërë gjumi, por zakonisht nuk ndodh”, thotë ai. Si pasojë, njerëzit fillojnë të shoqërojnë të qenit në shtrat me të qenit zgjuar. Nëse nuk të zë gjumi brenda 20-30 minutash, ngrihu dhe shko në një dhomë tjetër.
Kupto çfarë ke në mendje
“Merr një copë letër dhe shkruaj të gjitha gjërat për të cilat je i apo e shqetësuar, qoftë gjumi, puna, marrëdhëniet, fëmijët”, thotë Orma. “Ti nuk i zgjidh dot në atë kohë. Mendja e përqendruar te to vetëm sa do të lërë pa gjumë”. Nëse nuk mundesh ta hedhësh larg, lëre afër krevatit që t’i kthehesh të nesërmen.
Ndrysho orën kur shkon të flesh
Nëse ke gjithmonë probleme me gjumin, ndoshta duhet të rregullosh orarin kur shkon për të fjetur. Kjo do të thotë që të shkosh në shtrat më vonë. Këtë gabim bëjnë shumë njerëz, ata shkojnë të flenë sepse ka ardhur ora, kanë apo nuk kanë gjumë”, thotë ai.
Nëse gjithçka tjetër dështon, vër në punë mendjen
Nëse thjesht e ke të pamundur të flesh, lexo një libër, pi kamomil, dëgjo muzikë ose praktiko pak meditim, shkruan revistaclass. Çfarëdo që të bësh, e rëndësishme është të mos shkosh drejt telefonit ose laptopit, thotë Orma. Kur gjendesh përballë pagjumësisë, Orma thotë të përqendrohesh në faktin që një mendje plot ankth nuk është një problem i përhershëm. këtë përvojë, por duhet të dimë që është normale dhe pse nuk është një përvojë e këndshme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania