Në një zbulim i cili mund të çojë në trajtime të reja për çrregullimet e gjumit, ritmeve biologjike dhe problemet e tjera shëndetësore të lidhura me ritmet cirkadiane, hulumtuesit në Shkollën e Mjekësisë Geisel të Dartmouthit e kanë identifikuar një përcaktues të periudhës së orës cirkadiane.
Gjetjet e tyre paraqiten në numrin e 29 janarit të revistës Science.
Qoftë në kërpudha apo qenie njerëzore, ora cirkadiane ndikon pothuajse në të gjitha aspektet e jetës së një organizmi. Në nivel molekular, në thelbin e këtyre ritmeve cirkadiane, osciluesit biologjikë janë të pranishëm dhe proteinat kyç që i përbëjnë këto cikle e kanë një jetëgjatësi prej rreth 24 orësh. Për shkak se periudha e kohës përkon me jetëgjatësinë e proteinave, ishte supozuar për shumë vite që stabiliteti i proteinave e përcaktoi gjatësinë e periudhës së këtyre orëve biologjike. Por nuk është kaq e thjeshtë.
Arsyeja se përse ky qarkullim ndodh brenda 24 orëve prej kohësh u atribuohet vetë proteinave të orës, të cilat i nënshtrohen modifikimit të koordinuar dhe progresiv – në fakt, fosforilimit, i cili e modifikon strukturën dhe aktivitetin e proteinave – duke çuar në degradimin dhe zëvendësimin. Në thelb, proteinat e orës fosforilohen ngadalë derisa të bëhen të paqëndrueshme dhe të zhduken duke lejuar që cikli i sintezës dhe shkatërrimi të fillojnë përsëri.
Duke i ekzaminuar në një model të njohur organizmi faktorët që çojnë në përcaktimin e periudhës – dhe kthesën shkakore që e bashkon fosforilimin e orës së proteinave me stabilitetin – hulumtuesit nga Dartmouthi e kanë gjetur përcaktuesin e periudhës së orës.
“Të gjithë mendonim se cikli cirkadian përfundoi kur proteina e rëndësishme e orës u degradua”, thotë hulumtues i kryesor; Jay Dunlap, profesor i gjenetikës dhe biokimisë dhe kryesues i Departamentit të Gjenetikës, "dhe se gjatësia e periudhës ishte përcaktuar kryesisht nga ajo se sa të qëndrueshme ishin ato proteina."
Por ekipi i Dunlapit, në punën e mbështetur nga Instituti Kombëtar Amerikan i Shkencave të Përgjithshme Mjekësore dhe zbatuar në bashkëpunim me laboratorin e Luis Larrondo nga Pontificia Universidad Catolica de Chile, gjeti se vetë fosforilimi ishte i mjaftueshëm për ta ndryshuar efektivitetin e proteinave në reagimet negative të oscilatorit ashtu që proteina e orës nuk ishte më efektive në reagime. Edhe pse degradimi i proteinës është rezultati përfundimtar, struktura e proteinës, dhe jo ndryshimet në stabilitet, në fakt mund të jenë elementi kyç në përcaktimin e shpejtësisë së orës.
"Çuditërisht, kemi zbuluar se stabiliteti nuk është faktor kyç në përcaktimin e periudhës", thotë Dunlap. "Pasi fosforilimi ta ketë kaluar një pikë të caktuar, nuk ka rëndësi nëse proteina e orës ka degraduar apo jo për shkak se në atë moment ajo është e padukshme për makinerinë e orës.
"Ora cirkadiane ndikon në jetën tonë të përditshme në më shumë mënyra sesa mund të llogarisim", thotë Dunlap, "dhe kjo punë tregon se si ora mund të manipulohet për ta përmirësuar shëndetin." /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania