Dushi me ujë të ftohtë është formë e hidroterapisë, e cila në të kaluarën ka qenë trajtim i njohur mjekësor. Qasja më e lehtë në ujë të nxehtë dhe ilaçet kanë lënë në harresë dushin e ftohtë. Por pasi që ju ashtu-kështu do të bëni dush, ia vlen të përkujtohen shumë përparësi shëndetësore të dushit të ftohtë.
Forcon imunitetin. – Dushi i ftohtë rrit prodhimin e rruazave të bardha të gjakut dhe kështu forcon imunitetin. Për këtë arsye ka më pak mundësi që do të prekeni nga ftohja dhe gripi, madje edhe disa forma të kancerit.
Përmirëson qarkullimin. – Qarkullimi i mirë është kyç për shëndetin e përgjithshëm. Ndërrimi i ujit të nxehtë dhe të ftohë gjatë dushit përmirëson qarkullimin, sepse vjen deri te ngushtimi dhe zgjerimi i enëve të gjakut, Kjo mund të parandalojë hipertensionin, ngurtësimin e artereve, shfaqjen e venave të zgjeruara, dhe ndihmon që të ndiheni dhe të dukeni më mirë.
Rregullon temperaturën trupore. – Nëse kronikisht keni duar dhe këmbë të ftohta ose mendoni që djersiteni për së tepërmi, provojeni dushin e ftohtë.
Nxit dobësimin. – Përshpejton metabolizmin dhe aktivizon djegien e qelizave yndyrore. Do ta vëreni që jeni duke u dobësuar më lehtë dhe që është lehtësuar rritja dhe shërimi i indit muskulor.
Ndihmon në lehtësimin e depresionit. – Uji i ftohtë stimulon “pikën e kaltër” në tru dhe nxit prodhimin e noradrenalines, e cila lehtëson depresionin.
Përmirëson lëvizjen e limfës. – Limfa bart materialet e mbetura nga qelizat, ndërsa për qarkullim të mirë limfës i nevojitet kontraktimi i muskujve. Dushet e ftohta do të shkaktojnë kontraktimin e tërë trupit. Limfedema në këmbë dhe nyja është shenjë e shpeshtë e qarkullimit të dobët.
Thellon frymëmarrjen. – Frymëmarrja e thellë ndihmon në luftën kundër stresit dhe shokut, dhe vazokonstriksionit. Shpejton shërimin për shkak të lodhjes dhe është dëshmuar që lehtëson sëmundjen obstruktive kronike të mushkërive, e cila është sëmundje e duhanpirësve që karakterizohet me reduktimin e qarkullimit të ajrin nëpër rrugët e frymëmarrjes (obstruksioni), e cila nuk është tërësisht reverzibile.
I mban lëkurën dhe flokët të shëndetshme. – Uji i nxehtë than lëkurën, derisa i ftohti forcon lëkurën dhe poret dhe nxit shkëlqimin e flokëve. Është i dobishëm për parandalimin e problemeve të lëkurës, siç janë aknet, dhe ndihmon në detoksikim.
Rrit energjinë dhe ndjenjën e mirëqenies. – Samurajët çdo mëngjes do të hidhnin kovë me ujë të ftohtë në kokë. Kështu do të kthjelleshin shumë shpejt dhe do të ndiheshin më të fortë.
Rrit pjellshmërinë. – Dushi ftohtë nxit prodhimin e hormoneve që janë të dobishme kur përpiqeni të mbeteni shtatzënë. Megjithatë, nuk rekomandohet ndryshimi i papritur i ujit gjatë dushit. Masat drastike mund të nxisin shumë stres për trupin tuaj. Përshtateni ngadalë temperaturën e ujit nga uji më i ngrohtë, i ngrohtë, i vakët, i ftohët dhe shumë i ftohët. Ose mund ta lini ujin e ftohët për 30 sekondat e fundit të dushit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Santiana Maloku dhe Lirimi i japin fund lidhjes së tyre?
Persona të maskuar shihen në pjesën serbe të pikëkalimit kufitar në Bërnjak
Mbyllet edhe pika kufitare në Merdar, Sveçla: Ekstremistët e maskuar brenda Serbisë po kryejnë veprime fashiste
Trajneri i Rumanisë tregohet një profesionist i vërtetë kur flet për lojën e Kosovës
Sveçla: Mbyllet vendkalimi kufitar në Bërnjak, serbët maltretuan një familje shqiptare që po udhëtonte për në Gjermani
Gërvalla kërkon reagim nga bashkësia ndërkombëtare: Ndaleni Vuçiqin përpara se ai të shkaktojë luftë