Vajzat që ushtrojnë janë më pak të dhunshme, por kjo nuk vlen edhe për meshkujt
Vajzat të cilat rregullisht bëjnë ushtrime, më pak do të lëshohen në sjellje të dhunshme, theksohet në hulumtimin e ri.
Hulumtimi është prezantuar në takimin vjetor të Shoqërisë akademike pediatrike në Washington. Gjatë hulumtimit, i cili ka filluar në vitin 2008, janë anketuar 1.312 nxënës në katër shkolla të mesme në New York.
Nxënësit i kanë pyetur se sa shpesh ushtrojnë, sa barkushe bëjnë gjatë ushtrimeve, sa ka zgjatur vrapimi i tyre më i gjatë në katër javët e fundit, dhe nëse janë marrë me ndonjë sport ekipor në vitin e fundit. Po ashtu nxënësit i kanë pyetur nëse kanë mbajtur armë në 30 ditët e fundit, nëse kanë pasur ndonjë konflikt fizik në vitin e fundit, dhe nëse kanë qenë anëtarë të ndonjë bande.
Rezultatet kanë treguar që vajzat që ushtrojnë rregullisht kanë shumë më pak prirje ndaj sjelljes së dhunshme.
Interesante është që ushtrimet aspak nuk ndijojnë tek të testuarit mashkullor, ka treguar hulumtimi. Por hulumtuesit shtojnë që kjo megjithatë nuk duhet të merret si e mirëqenë, pasi që një numër i madh i njerëzve nuk ka dashur të përgjigjet në disa pyetje.
“Ky hulumtim është vetëm fillimi, por ka treguar që ushtrimet e rregullta ndikojnë në reduktimin e sjelljes së dhunshme. Është e nevojshme të bëhen hulumtime të reja”, ka thënë autori kryesor i këtij studimi, Noe Romo, përcjell koha.net. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Santiana Maloku dhe Lirimi i japin fund lidhjes së tyre?
Persona të maskuar shihen në pjesën serbe të pikëkalimit kufitar në Bërnjak
Mbyllet edhe pika kufitare në Merdar, Sveçla: Ekstremistët e maskuar brenda Serbisë po kryejnë veprime fashiste
Trajneri i Rumanisë tregohet një profesionist i vërtetë kur flet për lojën e Kosovës
Sveçla: Mbyllet vendkalimi kufitar në Bërnjak, serbët maltretuan një familje shqiptare që po udhëtonte për në Gjermani
Gërvalla kërkon reagim nga bashkësia ndërkombëtare: Ndaleni Vuçiqin përpara se ai të shkaktojë luftë