Tendenca e flokëve të shëndetshëm kupton drejtpërdrejt flokë sa më afër natyrales. Për t’i mbajtur gjithmonë të trajtuar dhe të bukur, por edhe për të shtyrë sa më shumë në kohë daljen e thinjave, mjafton vetëm pak më shumë kujdes dhe vëmendje.
Thinjat janë fare të padëshirueshme në flokët e femrave, aq sa shpeshherë të detyrojnë t’i drejtohesh floktares për t’i mbuluar sapo ato fillojnë të dalin. Megjithatë, duhet të dish që disa ushqime janë shumë të përshtatshme për t’i mbajtur flokët natyralisht të shëndetshëm, të bukur dhe të shtyjnë sa më shumë daljen e thinjave. Ja disa nga ushqimet që parandalojnë thinjat:
Perimet e gjelbra
Këto lloj perimesh janë tepër të pasura me hekur. Një konsum i rregullt dhe i vazhdueshëm do të të ndihmojë që t’i japësh një impuls më të madh parandalimit të ngjyrës së bardhë të flokëve.
Çokollata
Mes aleatëve të çmueshëm për këtë gjë është edhe çokollata. Sidomos ajo e zeza, që rrit melaninën, përgjegjësen e ngjyrës së flokëve, ndërsa parandalon shfaqjen e thinjave apo flokëve gri dhe të bardhë.
Veza
Edhe konsumimi i ushqimeve të pasura me antioksidantë mund të jetë i dobishëm. Te vezët gjejmë shumë vitaminë E, që përmban mjaft të mira kundër plakjes, parandalon dhe largon shfaqjen e flokëve të bardhë.
Soja
Është e nevojshme që të ndjekësh një dietë të pasur me proteina, duke ngrënë edhe shumë sojë, shkruan revistaclass. Në këtë mënyrë, organizmi do të prodhojë melantocite, përgjegjëse për t’i mbajtur flokët me ngjyrën e tyre natyrale.
Salmoni
Në këtë peshk të yndyrshëm gjejmë selenin, i cili luan një rol jetësor në prodhimin e disa hormoneve, përfshirë edhe ato që lidhen me shëndetin e flokëve. Ai përdoret për trajtimin e flokëve me thinja dhe ka një rol të rëndësishëm në luftimin e procesit të plakjes në përgjithësi dhe të radikaleve të lira në veçanti.
Kungull dhe vaj kokosi
Ja një “ilaç” i thjeshtë për t’u përgatitur në shtëpi. Vendosni disa pjesë të kungullit në një enë hermetike. Shtojini një ose dy filxhanë kafeje me vaj kokosi dhe lëreni ashtu për tri ose katër ditë në temperaturë ambienti. Më pas, zieni kungullin dhe përziejeni me vajin e kokosit derisa masa të bëhet e lëngshme. Ftoheni, aplikojeni te flokët, lëreni të lyer ashtu maksimumi prej 15 minutash dhe më pas shpëlajeni me ujë të vakët.
Frutat e detit
Ato janë të pasura me bakër dhe metal, të cilat provokojnë rritjen e prodhimit të melaninës te flokët. Pra, ndjekja e një diete të pasur me bakër e siguron mjaft mirë këtë gjë, ndërsa ajo parandalon formimin e atyre fijeve të shëmtuara të bardha që dalin nëpër flokë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Santiana Maloku dhe Lirimi i japin fund lidhjes së tyre?
Persona të maskuar shihen në pjesën serbe të pikëkalimit kufitar në Bërnjak
Mbyllet edhe pika kufitare në Merdar, Sveçla: Ekstremistët e maskuar brenda Serbisë po kryejnë veprime fashiste
Trajneri i Rumanisë tregohet një profesionist i vërtetë kur flet për lojën e Kosovës
Sveçla: Mbyllet vendkalimi kufitar në Bërnjak, serbët maltretuan një familje shqiptare që po udhëtonte për në Gjermani
Gërvalla kërkon reagim nga bashkësia ndërkombëtare: Ndaleni Vuçiqin përpara se ai të shkaktojë luftë