Sa herë ju ka ndodhur të zgjoheni një minutë apo dy para se të bjerë alarmi? Ja se pse ndodh kjo.
“Ndërkohë që aplikacionet dhe orët e ndryshme duhet t’ju zgjojnë gradualisht, trupi juaj përpiqet ta arrijë të njëjtën gjë. Që dita të fillojë sa më ngadalë, trupi në fazën e fundit të gjumit prodhon pak më shumë hormone që lidhen me stresin, duke e përgatitur trupin për t’u zgjuar”, thekson profesori i psikologjisë, dr. Jan Born.
Gjatë studimit, Born dhe ekipi i tij kanë zbuluar se hormoni adrenokortikotropin prodhohet në sasi të mëdha, kur personi pret të zgjohet në një kohë të caktuar.
Në këtë eksperiment, vullnetarët shkuan në krevat në mesnatë, ndërsa atyre iu tha që alarmi do t’i zgjonte në mëngjes në gjashtë, ndërsa dy ditët e ardhshme në orën nëntë.
“Kur prisnin që alarmi do të binte në orën gjashtë, kishte një rritje shtesë të prodhimit të hormonit adrenokortikotropin, pak para se të zgjoheshin, transmeton Koha.net. Tek vullnetarët që e prisnin zgjimin në orën nëntë kishte një rritje të këtij hormoni”, shpjegoi dr. Born.
Edhe pse zgjimin pak para alarmit shpesh ia atribuojmë shprehisë që të zgjohemi herët, si duket është krejtësisht e kundërta. Dr. Born shpjegoi se para zërit të alarmit më shpesh zgjohen pikërisht ata të cilët nuk janë mësuar të zgjohen herët, transmeton Koha.net. Megjithatë, nuk dihet krejtësisht se pse tek ata në fazën e fundit të gjumit rritet niveli i hormoneve të lidhura me stresin.
“Çdo person ka një orë të ndryshme të brendshme. Variacionet në gjene vendosin se cili prej nesh do të “kurdiset” natyrshëm për t’u ngritur herët, dhe cili jo”, tha dr. Luciano di Tachio. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania