Me borën dhe temperaturat e ulëta vijnë edhe rreziqet nga lëndimet e në veçanti thyerjet e eshtrave të ndryshme të trupit. Kjo si rezultat i rrëshqitjes së qytetarëve në rrugica apo edhe në raste kur persona merren me sporte dimërore. Për këtë arsye, klinika e Ortopedisë në Spitalin Medicine këshillon për një kujdes të shtuar dhe njofton të gjithë se është gati t’i trajtojë të gjitha rastet e tilla.
Klinika e Ortopedisë në Spitalin Medicine, në Prishtinë, këshillon të gjithë që ecin apo merren me sporte dimërore, të jenë më të kujdesshëm gjatë kësaj sezone. Kjo vlen për të gjitha grupmoshat, e sidomos për të moshuarit, ku çdo rrëzim i tyre përfundon me thyerje të ndonjë kocke.
“Kemi shumë raste të thyerjeve të këmbëve, duarve, krahut apo thyerje në pjesë tjera, si pasojë e rrëshqitjeve në pjesë me ngrica. Poashtu, kemi vërejtur edhe lëndime tjera të muskujve dhe eshtrave, për shkak të arsyes së njejtë. Të gjithë pacientëve ju tregojmë se gjatë sezonës dimërore duhet të jenë shumë më të kujdesshëm, të pajisen me veshje të përshtatshme, dhe të evitojnë pjesët me ngrica” – tregon Op. Dr. Amir Vejseli, në klinikën e Ortopedisë në Spitalin Medicine.
Vendi vazhdon të jetë i mbuluar nga bora dhe temperaturat e ulëta. Rrezik kanë edhe shoferët e veturave dhe mjeteve të ndryshme transportuese nga ngricat që krijohen në rrugë. Numri i aksidenteve në këtë periudhë është më i lartë në krahasim me periudhat tjera, si rrjedhojë edhe numri i të lënduarve është më i lartë.
“Jemi gati që të pranojmë pacientë, t’i diagnostikojmë lëndimet dhe t’i shërojmë ato. Klinika e Ortopedisë këtu në Spitalin Medicine ka staf të kualifikuar dhe me përvojë, dhe përdor metodat e vërtetuara, prandaj i bëjmë thirrje të gjithëve që të na vizitojnë për këshillime dhe shërime të lëndimeve” – përfundon Op. Dr. Amir Vejseli.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania