Spitali Medicine, i pari dhe i vetmi me kirurgji të zemrës 24h, staf të specializuar ndërkombëtarë e vendor dhe me teknologji të avancuar për metodat kirurgjikale vjen me një ofertë të re me çmim promocional prej 5,500 € për trajtimin e një prej sëmundjeve më të përhapura të zemrës në vendin tonë përmes bypass-it koronar.
Nuk është nevoja të udhëtosh jashtë vendit për trajtim të sëmundjeve të zemrës. Spitali Medicine, i njohur në Kosovë dhe rajon për standardet Evropiane dhe shërbimet profesionale mjekësore, është i gatshëm të trajtojë të gjitha sëmundjet e zemrës.
Për pacientët që vijnë në vizitë, së pari kryejnë EKG-në dhe konsultën me kardiologun. Në qoftë se vërehen ndryshime të ritmit të zemrës tek pacienti atëherë ata i nënshtrohen hapave të mëtutjeshëm, që janë: echo, analiza laboratorike dhe ergometria.
Pas këtyre ekzaminimeve, konstatohet se a është i nevojshëm hapi i radhës – koronarografia e damarëve koronar të zemrës – metodë përmes së cilës vërehet saktësisht numri i bllokuar i damarëve të zemrës. Varësisht prej numrit të damarëve të bllokuar të përcaktuar nga koronarografia, pacientët drejtohen për terapi, intervenim apo operim Bypass koronar. Ata që kanë nevojë për operim Bypass shtrohen në repart të kirurgjisë së zemrës për përgatitje të operimit.
Përgjatë operimit Bypass, damarët të cilët janë të ngushtuar apo bllokuar zëvendësohen duke shtuar damarë që merren nga pjesët tjera të trupit, nga këmba apo gjoksi i pacientit, për të krijuar një urë lidhëse në mënyrë që në zemër të mundësohet dërgimi i gjakut të pastër.
Për një operim të suksesshëm, pacienti vendoset në kujdesin e stafit të specializuar prej 14 personave: 2 doktora specialistë të kirurgjisë së zemrës, 2 anesteziologë, 2 teknik të anestezionit, 2 perfusionistë, 4 instrumentarë si dhe 2 ndihmës-infermierë, për të përcjellur të gjitha funksionet jetësore.
Pas operimit, pacienti vendoset për përcjellje në kujdesin intenziv. Gjatë kësaj përcjelljeje pacienti është i lidhur në makinën (paisjen) ndihmëse ku vëzhgohen vazhdimisht për 24-48 orë të gjitha funksionet e rëndësishme jetësore. Shërimi normal zgjatë rreth 5 deri 10 ditë. Duke marrë parasysh llojin dhe vështirësinë e operimit, pacienti pas 2 deri 3 muaj mund të kthehet në jetën aktive normale të tij.
Për një fillim-vit të suksesshëm dhe një vit të shëndetshëm, Spitali Medicine ka bërë ofertë speciale për bypass koronar me çmim promocional dhe fton të gjithë pacientët në nevojë për të caktuar terminet për një shërbim të tillë.
“Është e rëndësishme të kujdesemi për zemrën tonë duke pasur parasysh që përqindja më e madhe e vdekjeve në botë shkaktohet nga sëmundjet e zemrës. Ne në vazhdimësi këshillojmë të gjithë pacientët të diagnostikuar me sëmundje të zemrës dhe me nevojë të intervenimit që të mos ngurrojnë t’i nënshtrohen këtij trajtimi ngaqë mos-trajtimi me kohë mund të rezultojë në përkeqësimin e gjendjes deri në vdekje.”, thotë Dr. Mehmet Nuri Karabulut nga Spitali Medicine, doktori i njohur ndërkombëtarë për trajtimin e sëmundjeve të zemrës.
Në përkujdesje të veçantë të Dr. Mehmet Nuri Karabulut dhe stafit të tij, tani më shumë Kosovarë gëzojnë jetë të shëndoshë pas trajtimit të sëmundjeve të zemrës.
Për fund, Dr. Mehmet Nuri Karabulut fton të gjithë që të merren me aktivitete sportive, të hanë ushqim të shëndetshëm dhe assesi të mos konsumojnë duhanin me qëllim që të zhvillojnë jetë të shëndoshë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania