Qasja e re mund të çojë në vaksinat e inhalueshme për gripin dhe pneumoninë

Studiuesit në Chapel Hill dhe Universitetin Shtetëror të Karolinës së Veriut e kanë zbuluar një qasje të re për krijimin e vaksinave të inhalueshme, duke i përdorur nanogrimcat, qasje kjo që premton në shënjestrimin e sëmundjeve të lidhura me mushkëritë, si gripi, pneumonia dhe tuberkulozi.
Puna, e udhëhequr nga Cathy Fromen dhe Gregory Robbins, anëtarë të laboratorëve DeSimone & Ting, zbulon se ngarkesa e sipërfaqes së grimcës e luan një rol kyç në shkaktimin e reagimeve imune në mushkëri.
Duke e përdorur teknologjinë Particle Replication in Nonwetting Templates (pRIN1), të shpikur në laboratorin DeSimone, Fromen dhe Robbins ishin në gjendje ta modifikojnë në mënyrë specifike ngarkesën e sipërfaqes së grimca ve të mbushura me proteina duke e shmangur përçarjen e karakteristikave të tjera të grimcës, duke e demonstruar kështu aftësinë unike të PRINT-it për t’i modifikuar atributet e grimcës në mënyrë të pavarur nga njëra-tjetra.
Kur jepeshin përmes mushkërive, grimcat me një ngarkesë pozitive të sipërfaqes treguan se nxisin reagime të antitrupave si lokalisht në mushkëri ashtu edhe sistemikisht në trup. Në kontrast, grimcat me ngarkesë negative të së njëjtës përbërje çuan në reagime më të dobëta, dhe në disa raste të padetektueshme imunitare, duke sugjeruar se ngarkesa e grimcës është një veçori e rëndësishme për vaksinimin pulmonar.
Gjetjet, e botuara në Proceedings of the National Academy of Sciences, gjithashtu kanë implikime të gjera të shëndetit publik për përmirësimin e qasjes në vaksina.
Një vaksinë e inhalueshme mund ta eliminojë nevojën për ftohje, gjë që nuk e përmirëson vetëm afatin e magazinimit, por edhe e mundëson shpërndarjen e vaksinave në zonat me burime të ulëta, duke përfshirë shumë vende në zhvillim ku ka nevojë të madhe për qasje më të mirë në vaksina. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania