Hulumtuesit amerikanë thonë se disa baktere në stomak e gëlltisin çokollatën e zezë dhe e fermentojnë atë në komponime antiinflamatore të cilat janë të mira për zemrën.
Udhëheqësi i studimit, John Finley, nga Louisiana State University dhe kolegët e tij i testuan tre pluhura të kakaos duke e përdorur një model të traktit tretës, të përbërë nga një seri e tubave testuese të modifikuara për ta simuluar një tretje normale. Ata pastaj ia nënshtruan materialet jo të tretshme fermentimit anaerobik duke përdorur baktere nga fekalet e njeriut, shpjegoi Finley.
Pluhuri i kakaos, një përbërës në çokollatë, përmban disa komponime polifenole, ose antioksidante si katehinën dhe epikatehinën, dhe një sasi të vogël të fibrave dietike, tha Finley.
Të dy komponentet treten dhe absorbohen dobët, por kur ato arrijnë në zorrë të trashë, mikrobet e mira i marrin përsipër.
"Në studimin tonë kemi zbuluar se fibrat janë fermentuar dhe se polimeret e mëdha polifenolike janë metabolizuar në molekula më të vogla, të cilat janë absorbuar më lehtë. Këto polimere më të vogla shfaqin aktivitet anti-inflamator," tha Finley në një deklaratë.
"Kur këto komponime absorbohen nga trupi, ato e reduktojnë inflamacionin e indeve kardiovaskulare, duke e zvogëluar rrezikun afatgjatë nga sulmi."
Finley vuri re se kombinimi i fibrave në kakao me prebiotikë ka gjasa ta përmirësojë shëndetin e përgjithshëm të personit dhe të ndihmojë t’i shndërrojë polifenolet në stomak në komponimet anti-inflamatore. "Kur hani prebiotikë, aftësia përfituese mikrobiale e zorrëve rritet dhe e tejkalon çdo mikrob të padëshirueshëm në zorrë, si ato që shkaktojnë probleme në stomak", shtoi Finley.
Prebiotikët janë karbohidratet që gjenden në ushqimet si hudhra e papërpunuar dhe gruri i zier integral të cilat njerëzit nuk mund t’i tretin por bakteret e mira preferojnë t’i konsumojnë. Ato vijnë edhe si suplemente ushqimore.
Finley tha se njerëzit mund të kenë edhe më shumë përfitime shëndetësore kur çokollata e zezë kombinohet me fruta të ngurta si shega dhe akai.
Gjetjet u prezantuan në Takimin e 247-të Kombëtar të Shoqatës Kimike Amerikane në Dallas. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania