LAJMI I FUNDIT:

Spitali Medicine shënon sukses të jashtëzakonshëm me kontroll falas të zemrës

Spitali Medicine shënon sukses të jashtëzakonshëm me kontroll falas të zemrës

Spitali Medicine shënon sukses të jashtëzakonshëm me kontroll falas të zemrës Duke qenë se sëmundjet e zemrës janë faktori kryesor i vdekjes për të dy gjinitë, kontrollet e hershme janë të domosdoshme. Vetëm në Amerikë, rreth 600 mijë njerëz vdesin nga sëmundjet e zemrës brenda vitit.

Spitali Medicine hapi dyert për të gjithë personat që janë mbi moshën 40 vjeçare për kontroll falas të zemrës.
Oferta vlen nga data 22-26 dhjetor dhe përfshinë vizitën tek kardiologu, analizat laboratorike, EKG, echo dhe ergometri.

“Me këtë edhe njëherë dëshmojmë se jemi këtu për të treguar që e vlerësojmë lartë cilësinë e shërbimeve tona ashtu siç e vlerësojnë edhe të gjithë pacientët e trajtuar në Spitalin tonë. Në Spitalin Medicine janë të mirëseardhur të gjithë, pa marrë parasysh nëse janë trajtuar apo jo më herët”, thekson Doç. Dr. Mahmut Ҫakmak, i njohur ndërkombëtarisht për më se 40 mijë trajtime profesionale të sëmundjes së zemrës.

Duke qenë se sëmundjet e zemrës janë faktori kryesorë i vdekjes për të dy gjinitë, kontrollat e hershme janë të domosdoshme. Vetëm në Amerikë, rreth 600,000 njerëz vdesin nga sëmundjet e zemrës brenda vitit.


“Jeta e shëndetshme dhe kontrollet e kohëpaskohshme janë të domosdoshme për parandalim të shfaqjes së sëmundjeve të zemrës. Kontrollet në Spitalin tonë përveç diagnostikimit të sëmundjeve të mundshme, do të tregojnë me saktësi me shërbime Kardiologjike dhe Kardiokirurgjike 24 orë në ditë, me staf profesional vendor dhe ndërkombëtar, me pajisjet dhe teknologjinë më të lartë mjekësore. Spitali Medicine është spitali i parë dhe i vetëm në Kosovë i cili ofron shërbime Kardiokirurgjike në Kosovë.

Të shumtë janë personat që kanë caktuar termine pas publikimit të lajmit dhe interesimi jashtëzakonisht i madh shtohet brenda ditës, andaj edhe të gjithë të interesuarit duhet të nxitojnë për të caktuar terminin. “Fillimisht të gjithëve ju urojmë një vit të ri të mbarë dhe plot shëndet dhe ju sigurojmë që me aktivitetet tona të shtuara dhe me profesionalizëm të plotë do të trajtojmë çdo vizitorë që troket në dyert e spitalit tonë”, porosit Doç. Dr. Çakmak në fund.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori