LAJMI I FUNDIT:

Flokët zbulojnë që jeni nën stres

Flokët zbulojnë që jeni nën stres

Me analizën e flokëve mund të matet niveli i hormonit të stresit (kortizolit) në organizëm, ndërsa shkencëtarët nga Holanda theksojnë që ky zbulim mund të ndihmojë në zbulimin e rrezikut nga krijimi i sëmundjeve të zemrës dhe sulmit në zemër.

Analiza e mostrës së gjakut mund të zbulojë nivelin momental të kortizolit në gjak, ndërsa analiza e flokëve mund të zbulojë trendin e rritjes së kortizolit në disa muajt e fundit.

Shkencëtarët, hulumtimi i të cilëve është publikuar në revistën “Clinical Endocrinology & Metabolism”, theksojnë që me këtë hulumtim kanë zbuluar që personat e moshës së tretë, qe kanë nivel të rritur të kortizolit kanë rrezik dukshëm më të madh nga krijimi i sëmundjeve të zemrës.

“Sikurse shtypja e lartë e gjakut ose yndyrat abdominale, edhe niveli i kortizolit është po ashtu faktor i rrezikut”, ka deklaruar udhëheqësja e hulumtimit dr. Laura Manenschijn.


Shkencëtarët kanë analizuar flokët e 238 personave në moshën prej 65 deri 85 vjet. Kanë zbuluar që personat që kanë pasur nivel të lartë të kortizolit në disa muajt e fundit, po ashtu kanë rrezik të rritur për të krijuar sëmundje të zemrës, sulm në zemër dhe diabet të tipit 2.

Rezultatet tregojnë që ekziston lidhje e qartë në mes nivelit të kortizolit në trup dhe rrezikut nga krijimi i sëmundjes së sistemit kardiovaskular.

Personat e moshës së tretë, theksojnë shkencëtarët, duhet t’i kushtojnë rëndësi të veçantë shëndetit të tyre. Ushtrimet e moderuara, si ecja e lehtë, ushqimi i shëndetshëm dhe mbajtja e jetës shoqërore i kontribuojnë kualitetit të jetës së personave të moshës së tretë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori