LAJMI I FUNDIT:

Cili është gjoksi perfekt

Cili është gjoksi perfekt

Sipas kërkuesve të departamentit të kirurgjisë plastike në Cadogan Clinic të Londrës, shijet për formën e gjoksit perfekt kanë ndryshuar.

Në preferencat si mashkullore, por edhe femërore, më shumë se sa gjoksi i rrumbullaket në formën e gotës se shampanjës, apo gjoksit të bëshëm, spikat gjoksi në formë pikë që vjen e zmadhohet në rënie. Specialistet anglezë kanë bërë edhe një sondazh ku janë përfshirë 1315 meshkuj dhe femra ndërmjet 30 dhe 50 vjeç si dhe 53 specialiste.

Atyre i janë treguar disa foto të trupave bust femërore në masa dhe forma të ndryshme.

Me pas nëpërmjet disa përllogaritjeve, është dalë në përfundimin se gjoksi perfekt është ai në formën e pikës se ujit që vjen duke u zmadhuar në rënie dhe ku 55% e masës ndodhet në pjesën e poshtme, ndërsa 45% e masës tjetër është në pjesën e sipërme të gjoksit.


Po kështu, ka një ndarje të shijeve që përcaktohet edhe në raport me moshën. 86% e femrave nën 40 vjeç ëndërronin pikërisht këtë formë të gjoksit, ndërsa 76% e grave të moshës mbi 40 vjeçare do të dëshironin që ta kishin pjesën më të madhe të gjoksit në pjesën e sipërme. Ndërkohë që të gjithë të intervistuarat ishin kundër gjoksit të bëshëm edhe të ngritur sipër si pasojë e efektit “sytjen i mbushur”. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori