Miliona gra në botë vuajnë në heshtje nga një sëmundje e dhimbshme, pasi kanë turp të kërkojnë ndihmë. Paralajmërimi vjen nga gjinekologia angleze Geetha Venkat, e cila thotë për "Mail Online" se shumë gra vuajnë nga vaginizmi, një sëmundje e zakonshme, por që rrallë diskutohet.
Ky çrregullim, i cili bën që muskujt vaginalë të kontraktohen në mënyrë të pavullnetshme, njihet ndryshe edhe si “ataket vaginale të panikut”. Ai prek aftësinë e femrave për të duruar penetrimin, ku përfshihet aktiviteti seksual, futja e tamponëve dhe ekzaminimet gjinekologjike. Miliona gra në botë vuajnë prej saj, ndërsa Dr. Venkat thotë se gratë nuk duhet të vuajnë në heshtje. “Vaginizmi është një çështje aq personale, sa prek vetëbesimin e shumë grave”, tha ajo, duke shtuar se “ai nuk është i rrallë dhe mund të trajtohet me kujdesin e duhur”.
Vaginizmi rezulton nga kontraktimi i pavullnetshëm i muskujve pubikë, të cilët mbështesin vaginën. Ky refleks bën që muskujt dhe indet në vaginë të kontraktohen në mënyrë të menjëhershme, çka e bën penetrimin tepër të dhimbshëm dhe ndonjëherë, të pamundur. Dr. Venkat shpjegon se shkaku i vaginizmit është një kombinim i faktorëve fizikë dhe jofizikë, të cilët bëjnë që trupi të reagojë para kohe ndaj dhimbjes. Ajo shton se shumë nga klientët e saj që vuajnë nga kjo sëmundje janë rritur në mjedise konservative, ku virgjëria e femrave vlerësohet, ndërsa seksi konsiderohet si i pisët. “Këto ‘mësime jetësore’ janë të vështira të çmësohen dhe mund të ndikojnë rrënjësisht në psikikën tuaj”, thekson ajo.
Trajtimi i vaginizmit mund të bëhet me një terapist seksi ose një terapist kognitiv-bihevjoral, që përpiqet të gjejë shkaqet psikologjike të problemit. Dr. shton se femrat duhet të shpenzojnë më tepër kohë për trupin dhe të jenë më intime me veten. P.sh. femrat mund të përdorin lubrifikantë natyrorë, që ndihmojnë në relaksimin dhe përshtatjen graduale me aktivitetin seksual.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania