LAJMI I FUNDIT:

Ngjyrat e rrezikshme nga industria e ujërave të zeza zbulohen në bonbonet e fëmijëve

Ngjyrat e rrezikshme nga industria e ujërave të zeza zbulohen në bonbonet e fëmijëve

Ngjyrat e paligjshme dhe potencialisht kancerogjene të ushqimit, disa të përdorura në industrinë e ujërave të zeza, janë gjetur në ëmbëlsirat e fëmijëve në West Yorkshire.

Një alarm i madh i konsumatorëve tani është bërë për versionet fluoreshente të ëmbëlsirave tradicionale aziatike, pasi që u gjetën gjurmët e Rhodaminës B dhe Auraminës në mostrat që shiten në Bradford dhe Kirklees.

Ngjyrat rozë ose e verdhë fluoreshente nuk lejohen për t’u përdorur në prodhimin e ushqimit dhe më së shpeshti gjenden në industrinë e ujërave të zeza, ku ndihmojnë për t’i zbuluar rrjedhjet.

Problemi u vërejt në një program testimi, ku mostrat e bonboneve aziatike ishin marrë nga një numër i vend-shkarkimeve në të gjithë rajonin dhe u testuan nga autoriteti i analizave i West Yorkshire.


Hetimet kriminale tani kanë filluar, por një zëdhënës i standardeve tregtare tha se duket se ëmbëlsirat e kontaminuara nuk po vinin të gjitha nga një furnizues i vetëm dhe, si rezultat, nuk ishin identifikuar të gjitha burimet.

Këshilltari Val Slater, kryesues i Komitetit të Standardeve Tregtare në West Yorkshire dhe këshilltar nga Bradfordi, theksoi: "Këto bonbone me ngjyrë të ndritshme rozë, të bëra nga qumështi dhe sheqeri, janë veçanërisht tërheqëse për fëmijët, prandaj, për ta mbrojtur shëndetin e tyre, është e rëndësishme që ato të largohen nga shitja."

"Çdokush që ka ndonjë shqetësim legjitim në lidhje me këta artikuj, duhet ta kontaktojë linjën telefonike ndihmëse," shtoi ajo. Rhodamine B shfaqet i gjelbër në formë pluhuri, por kur i shtohet ujit, ai shndërohet në një rozë fluoreshente.

Kjo nuk është një ngjyrë ushqimi që lejohet dhe konsiderohet të jetë potencialisht kancerogjene. Ajo përdoret zakonisht për t’i ngjyrosur xhamat e mikroskopit në laboratorë dhe në industrinë e ujërave të zeza për t’i testuar rrjedhjet në drenazhime.

Auramina duket e verdhë ose portokalli si në formë pluhuri ashtu edhe në forma të lëngëta, dhe gjithashtu përdoret për t’i ngjyrosur xhamat laboratorik. Nuk është një ngjyrë e lejuar ushqimi dhe është gjithashtu potencialisht kancerogjene.

Zëdhënësi i standardeve tregtare tha se të dy ngjyrat ilegale do të bëheshin fluroshente nën dritën ultravjollcë, gjë që do të mund t’i ndihmojë shitoret e ushqimit dhe konsumatorët t’i identifikojnë ato.
Nga konsumatorët dhe bizneset po kërkohet që të jenë vigjilentë dhe ta raportojnë çdo ëmbëlsirë e cila shkëlqen nën dritën ultravjollcë tek Standardet Tregtare përmes linjës telefonike të dedikuar për këtë.

Javën e kaluar, bizneseve që shesin ëmbëlsira tradicionale aziatike u është bërë thirrje t’i kontaktojnë furnizuesit e tyre për t’i pyetur nëse ishin të pranishme ngjyra të paligjshme në produkte.
Në qoftë se këto ngjyra dalin të jenë përbërës të ëmbëlsirave, ato duhet të largohen nga shitja menjëherë, tha zëdhënësi. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori